♀️ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak në ndihmë të personave që jetojnë me talasemi.
Dhurimi i gjakut është një akt i lartë humanizmi dhe solidariteti, që shkon përtej detyrave të përditshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ky gjest pasqyron përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për t’i shërbyer komunitetit dhe për të qenë pranë qytetarëve edhe në momentet kur ata kanë më shumë nevojë.
♀️ Policia e Vlorës mbështet dhe promovon nisma të tilla humanitare, duke kontribuar në shpëtimin e jetëve, forcimin e lidhjeve me komunitetin dhe përcjelljen e mesazheve të solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjshmërisë qytetare.
#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin #DVPVlorë #PoliciaeShtetit
