Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me mjete inteligjente

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ♂️♀️

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, si dhe i mjeteve që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 01–23.07.2026, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 17 leje drejtimi.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 4308 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

❌ 166 masa për parakalime të gabuara;
2062 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
1418 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
201 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
30 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 630 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit⚠️ #mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular