Policia Rrugore e Vlorës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me mjete inteligjente

Policia Rrugore e Vlorës/Monitorim intensiv, me radarë, dronë dhe mjete inteligjente, për përmbushjen e objektivave madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Gjatë monitorimit të realizuar nëpërmjet patrullimeve në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh për shkelje që përbëjnë burim aksidentesh, si drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i normave të shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara, parakalimet e gabuara etj.

Si rezultat, gjatë ditëve të javës që lamë pas dhe fundjavës së shkuar, u arrestuan/proceduan penalisht 15 shtetas. Konkretisht, 7 shtetas, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 8 shtetas, për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vënë këto masa administrative:
-2142, për tejkalim të shpejtësisë;
-480, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
-112, për parakalim të gabuar;
-89, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
-64, për mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve;
-61, për xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin;
-35, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-31, për pozicionim të gabuar të mjetit në karrexhatë;
-28, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.
-1097, për shkelje të tjera të parashikimeve të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin sjelljet/manovrat që rrezikojnë jetën dhe të kontribuojnë për rritjen e sigurisë rrugore.