Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ♂️♀️
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, si dhe i mjeteve që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 01–23.07.2026, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 13 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 6 leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 4308 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 1521 masa për parakalime të gabuara;
1624 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
907 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 203 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit⚠️ #mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular
