DVP Korçë
Masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, që do të zhvillohen më datë 25.07.2026, në qytetin e Pogradecit.
Më datë 25.07.2026, në orën 18:30, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Ky aktivitet përfshin 2 disiplina garuese:
♂️ Half maratonë (21 km): nis nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;
♀️ Mini maratonë (11.5 km): nis nga qendra e qytetit, vijon përgjatë aksit “Pogradec-Buçimas-Tushemisht” dhe më pas kthim sërish në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.
✅ Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit, në akset ku do të kalojnë garuesit.
Gjatë datës 25.07.2026, nga ora 18:30 deri në orën 22:00, në aksin “Lin-Pogradec”, do të bllokohet i gjithë aksi, ndërsa në aksin “Tushemisht-Pogradec”, do të bllokohen të dyja korsitë.
Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, që gjatë këtij intervali kohor të përdorin rrugën “Qafë Plloçë-Qukës”, për të bashkëpunuar në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.
