Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv i qarkullimit, me mjete inteligjente

Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara, mjete që qarkullojnë me xhama të riveshur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore.

✅ Si rezultat i monitorimit, janë proceduar penalisht 4 shtetas, prej tyre:
-2 janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-254 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-158 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-140 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-80 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-94 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-246 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi .