Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë publike.
Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda proaktive është finalizuar 1 operacion për identifikimin dhe arrestimin e 2 autorëve të dyshuar të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, si dhe në bashkëpunim me partnerët angleze është finalizuar një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”, gjatë së cilës u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 1 shtetas i kërkuar, i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje.
Janë kapur/ndaluar 11 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, 8 prej tyre nga strukturat e DVP Tiranë.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 9 raste në të gjithë territorin, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste, me 15 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Po punohet për kapjen e një 36-vjeçari që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 44-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shoqërimin e një 18-vjeçari të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, në Velipojë, bëjmë me dije në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi A. Z., 18 vjeç. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 22-vjeçaren nga Kosova, banuese në Zvicër.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 1 rast vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për verifikimin e kallëzimit të një 73-vjeçari, të bërë më datë 21.07.2026, i cili ka deklaruar se 2 shtetas, më datë 15.07.2026, gjatë natës, i kanë vendosur një sasi lënde plasëse në portën e oborrit të banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit të saj është dëmtuar një pjesë e murit. 73 vjeçari nuk e ka njoftuar Policinë në momentin e ndodhjes së ngjarjes, më datë 15.07.2026, por ka bërë kallzim më datë 21.07.2026.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve kundër mjedisit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Është evidentuar 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas i huaj, pasi ka goditur me grusht një punonjëse policie në shërbim, dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë/ mosbindje ndaj urdhrave të tyre. Gjithashtu, është proceduar ne gjendje të lirë 1 shtetas, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet mesazheve në celular, punonjësen e një institucioni (Përgjegjëse e Sektorit të Kontrollit Tatimor), për shkak të detyrës.
Janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 4 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në rrugën “Kryqëzimi Lapidarit-Knallë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka përplasur 3 automjete të parkuara. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit/falsifikim dokumentesh.
Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, mbrëmjen e djeshme, i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve (pjesëtarë të një familjeje), të cilët kishin mbetur në det, në afërsi të plazhit të Jalës, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. 5 shtetasit u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës i kanë shkuar në ndihmë, 2 shtetasve të huaj që kishin mbetur në det, në sektorin “Gjiri i Durrësit”, me mjetin e ture lundrues që kishte pësuar defekt. 2 shtetasit u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vijim të veprimeve hetimore për rastin e ndodhur dje, në plazhin e Radhimës, ku humbi jetën një shtetase e huaj, bëjmë me dije u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. Sh., i cili drejtonte aktivitetin e zhytjes që po kryhej nga 11 shtetas. Njëra prej tyre, shtetasja finlandeze H. K., dyshohet se pati problemeve shëndetësore gjatë zhytjes dhe për pasojë humbi jetën pas daljes në breg.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe anonimatin e plotë.
Velipojë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në plazhin e Velipojës, shtetasi K. R., 79 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
