Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, lojërave të fatit dhe trafikimit të automjeteve.
Janë kapur/ndaluar 8 shtetas që ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U asgjësua një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike, të gjetura të kultivuara, si dhe u sekuestruan sasi kanabisi dhe kokaine.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 2 autorë të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, u arrestuan 2 shtetas, pasi morën me forcë në automjet dhe kanosën 2 shtetas të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta me fëmijët e tyre.
Është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, dhe 1 tjetër, për shkelje të rregullave në punë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar, 8 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 3 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar dy mjete lundruese dhe ka ndëshkuar drejtuesit e tyre me nga 500.000 lekë të rinj secilin, për shkelje të perimetrit të sigurisë.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
