Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Destinacioni”

Tiranë/Vijojnë operacionet kundër shitjes së drogave të forta, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni “Destinacioni”/Arrestohet në Mëzez, një 38-vjeçar, me qese me Kokainë, në automjet, gati për shitje.

Sekuestrohen rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe automjeti tip “Audi”.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.