Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Trade.Com”

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Trade.Com”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik, me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Goditet një veprimtari e dyshuar kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, e zhvilluar nëpërmjet call centerave.
Më datë 02.07.2026, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, u kryen kontrolle në 7 ambiente të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë kontrolleve u vunë në pranga 4 shtetas, konkretisht: F. P., L. M., B. N. dhe N. B., ndërsa u proceduan penalisht 61 shtetas të tjerë të kapur në flagrancë gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Gjithashtu, u sekuestruan 152 pajisje kompjuterike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera), si dhe vlera monetare të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Operacioni “Trade.Com” është rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda speciale nga strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit.
Në vijim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe krimit ekonomik, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshuar, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.