Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe hetime proaktive, për goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 6 operacione:
– Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 14 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit”.
-1 operacion për kapjen e dy personave në kërkim kombëtar të dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
-2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit. Janë arrestuar 2 shtetase të huaja dhe 1 shtetase shqiptare është proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar 2 celularë.
-1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është arrestuar 1 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike dhe 1 automjet.
-1 operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Është arrestuar 1 shtetas. Janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehra të mbushur me municion, një mbajtëse plastike e mbushur me municion dhe 1 radio e ngjashme me ato të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste në të gjithë territorin, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu është proceduar penalisht 1 kryeplak fshati për një rast kultivimi të bimëve narkotike, si dhe 1 shtetas pasi nuk ka kallëzuar që në tokën e tij ishin kultivuar bimë narkotike. Janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë narkotikë kanabisi.
Gjithashtu janë kapur dhe ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim.
Është arrestuar 1 shtetas dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Është arrestuar 1 shtetas pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas pasi ka tentuar të fusë në automjetin e tij pa dëshirën e saj një shtetase.
Janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 2 shtetase pa pëlqimin e tyre, të cilat kanë qenë në efektin e pijeve alkoolike. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 1 shtetas, pasi me vendim të formës së prerë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 6 raste, me 1 autor të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim, 1 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve ekonomiko-financiare me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e lojërave të fatit është evidentuar 1 rast, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu është arrestuar 1 shtetas pasi është larguar nga vendi i aksidentit dhe 1 tjetër për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, largim nga vendi i aksidentit dhe veprime për pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Është arrestuar 1 shtetas, 1 është shpallur në kërkim dhe 6 janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 3 shtetas për kontrabandë të mallrave, kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të mjeteve motorike.
Në Rinas, Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në DVP Tiranë dhe autoritetet doganore kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt
