Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.
Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar 1 operacion për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. U arrestuan 2 shtetas dhe u sekuestruan doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash dhe 2 armë të ftohta.
Janë kapur/ndaluar 2 shtetas që ishin në kërkim për vjedhje. Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas:
K. S., 41 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”; A. L., 52 vjeç, në hetim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar, 7 proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë të dyshuar narkotike.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 2 autorë të arrestuar dhe 15 proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 1 shtetase e dyshuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar, 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, njëri rast me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 rastet e tjera po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë proceduar penalisht 48 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia Kufitare/U kap në dalje të RSh-së dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 32-vjeçar, shtetas serb, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Mitrovicës, Kosovë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13, shtetasi M. B., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërkohë që lahej në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
