Fier / Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 26 shtetas. Prej tyre, 8 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 18 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:
• 1 567 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;
• 57 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 23 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 68 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 26 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 479 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.
Gjithashtu, janë sekuestruar 21 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.
Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.
