Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione:
-2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U arrestuan 4 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, u sekuestrua sasi Kokaine dhe u asgjësuan bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë;
-1 operacion për goditjen e prostitucionit, me 3 shtetas të arrestuar.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u kap në Spanjë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i angazhimit të strukturave policore janë kapur/ndaluar 7 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit/pronës, mashtrim dhe veprimtari kriminale në fushën e narktotikëve.
U ekzekutua vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, për një 33-vjeçar, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Gjykata e Apelit e ka rikthyer në burg.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, u agjësuan një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 7 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 7 autorë që po proceedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, me 1 autor të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 5 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që dyshohet se ka vedhur me thyerje një shumë parash (2000 lekë të rinj), gjatë natës, në një zyrë të një institucioni shtetëror.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë/mosbindjes ndaj urdhrit të tyre, me 1 autor të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve që janë larguar nga vendet e aksidenteve. Në të gjithë territorin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 16 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 6 shtetas, për kanosje, kontrabandë mallrash, kalim të paligjshëm të kufirit dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
Durrës/Më datë 23.06.2026, në lagjen nr.13, shtetasi çek V. K., 76 vjeç, banues në Çeki, dyshohet se ka pësuar infarkt sapo është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kurbin – Informacion paraprak/Më datë 23.06.2026, në çatinë e një servisi automjetesh është konstatuar një dëmtim i vogël i çatisë prej llamarine, që dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i ndonjë kapsolle/lëndë piroteknike/lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
