Si rezultat i angazhimit të strukturave policore janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim, njëri për vjedhje, tjetri për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Durrësit, për 2 shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, ku u vra me armë zjarri 1 shtetas.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë. U sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, po punohet për kapjen e autorit.
Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas që organizonte lojëra fati, me celularë.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 10 raste, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 autorë të arrrestuar.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 10 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë 1 shtetas, i cili dyshohet se dje, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Borizanë”, ka përplasur me automjetin që drejtonte, motomjetin që drejtohej nga një 64-vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Janë proceduar penalisht 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 2 shtetas, për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim të shumave monetare.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasen I. D., 71 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, drejtuesin e motomjetit, shtetasin L. Xh., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
