Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione:
– 1 operacion për goditjen e furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta, me 1 autor të arrestuar. Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 1.7 kg kokainë;
– 2 operacione për zbardhjen e vjedhjeve me dhunë dhe me armë, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u sekuestruan 2 armë zjarri dhe 2 automjete.
Janë kapur 9 shtetas që ishin shpallur në kërkim, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht. Është sekuestruar lëndë narkotike cannabis dhe bimë narkotike cannabis.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 16 raste, me 2 autorë të arrestuar, 13 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 9 autorë të proceduar penalisht dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 18 raste, me 4 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht 13 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh rrugore, me 1 shtetas që ka humbur jetën dhe 6 shtetas të dëmtuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Kufitare në Velipojë i ka vendosur shtetasit D. H., 31 vjeç, banues në Shkodër, masë administrative me vlerë 10.000 lekë të rinj, për shkelje të rregullave të lundrimit. Më datë 19.06.2026, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. P., 44 vjeç, banues në Shkodër gjatë përdorimit të një mjeti lundrimi Jet Ski, që kishte marrë nga 31 vjeçari, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit të lundrimit, është dëmtuar lehtë në këmbë, pa pasoja për jetën.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
