Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 5 operacione:
-2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, u arrestuan 3 autorë, u sekuestruan fara dhe sasi kanabisi, u asgjësuan bimë kanabisi;
-1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim shitjen e tyre. U arrestuan 3 autorë, u sekuestruan pajisje elektronike, vula dhe dokumente false;
-1 operacion për zbardhjen e disa vjedhjeve, autori u arrestua në flagrancë;
-1 operacion për goditjen e prostitucionit, u proceduan penalisht 2 shtetase kineze që ushtronin prostitucion dhe 7 shtetas të tjerë.
Janë kapur 5 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U asgjësuan bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste, me 6 autorë të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
U procedua penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, 1 shtetas, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, u procedua penalisht 1 shtetas që dyshohet se në ambientet e një marketi, ka dëmtuar disa produkte dhe ka prishur qetësinë publike duke bërtitur. U sekuestrua një mjet prerës (thikë) që ky shtetas e ka marrë në këtë market. Shtetasi është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik.
Po punohet për kapjen e një shtetasi që dyshohet se gjatë një konflikti, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), dy shtetas, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 2 raste, njëri rast me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastin tjetër po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë evidentuar 4 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
U ekzekutua vendimi i Gjykatës për konfiskimin e 1 apartamenti dhe 11 automjeteve, me vlerë totale rreth 225 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e një shtetasi të dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 13 raste, me 1 autor të arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 13 raste, me 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë/që kryejnë detyrë shtetërore, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 12 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale, si dhe po punohet për kapjen e një shtetasi që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 2 shtetas, për kontrabandë mallrash dhe trafikim të mjeteve motorike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
