Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit     

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 4 operacione:

-2 operacione për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u arrestuan 2 autorë, ndërsa 1 u shpall në kërkim;

-1 operacion kundër armëmbajtjes pa leje, u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion për to, u arrestua poseduesi i tyre;

-1 operacion për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme. U ekzekutuan masa sigurie për 14 shtetas, u shpallën në kërkim 3 shtetas.

Janë kapur 6 shtetas që ishin në kërkim për përkrahje të autorit të krimit, armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste në të gjithë territorin, me 3 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 5 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U asgjësuan bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 22 raste, me 1 autor të arrestuar, 31 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e 4 shtetasve të tjerë, të dyshuar për dhunimin e 2 shtetasve (bashkëshortë), dje, në fshatin Arst, Fushë Arrëz.

Është arrestuar drejtuesi teknik i punimeve në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dje, një punonjës i firmës, duke punuar në çatinë e një objekti kulti, në një fshat, ka rënë aksidentalisht nga skela dhe për pasojë është dëmtuar. Ai është në kujdesin e mjekëve.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë. U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga GjKKO, për 1 shtetas që dyshohet se pastronte paratë e një grupi kriminal.

U vu sekuestro preventive mbi disa pasuri në pronësi të një shtetasi, të cilat dyshohet se ai i  përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, jashtë shtetit, konkretisht: 2 pasuri tokë arë se sipërfaqe totale 16 000 m2, 1 automjet dhe 1 motomjet.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 9 raste, me 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të mbajtjes pa leje të armëve, janë sekuestruar 1 armë gjahu, 1 armë sportive dhe 2 armë të fohta, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetasit që i posedonin pa leje.

Janë evidentuar 2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 2 shtetas që kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas  dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 13 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 21 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas, kanë proceduar penalisht 5 shtetas dhe kanë shpallur në kërkim 3 shtetas, për modeklarim të shumave monetare, falsifikim dokumentesh, trafikim mjetesh motorike, vjedhje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Interpol Tirana/U arrestua me qëllim ekstradimin në Francë, 1 shtetas francez në kërkim ndërkombëtar, të cilin Gjykata e Narbonne, Francë, me vendimin e datës 21.11.2017, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.