Shëngjin, Lezhë – Përfundon pa incidente UNUM Festival 2026
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë zhvillimit të aktivitetit UNUM Festival 2026, i cili u mbajt në Shëngjin në datat 4–8 qershor 2026, shërbimet e Policisë Lezhë u angazhuan maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve dhe aksidenteve rrugore.
Zbatimi i planit të masave u monitorua nga afër nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, së bashku me zëvendësdrejtorët dhe shefin e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Gjatë pesë ditëve të festivalit u angazhuan shërbime të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Kufitare dhe Policisë Rrugore, të cilat përdorën edhe pajisje bashkëkohore, si dronë dhe automjete inteligjente të pajisura me radarë automatikë për monitorimin dhe kontrollin e situatës.
Falë masave të marra dhe angazhimit të strukturave policore, gjatë zhvillimit të aktivitetit nuk u regjistrua asnjë ngjarje kriminale, konflikt apo incident ndërmjet pjesëmarrësve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar në zbatimin e masave të marra deri në përfundimin e aktivitetit.
