Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë muajit të kaluar, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 29 shtetas, janë vendosur 11.373 masa administrative.
⚠️ Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë muajit, janë arrestuar 25 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
-2581për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-197 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-305 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-75 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-115 për përdorim të pijeve alkoolike;
-190 paraklime të gabuara;
-94 për mos respektin këmbësori;
-864 për shkelje të tjera;
-6952 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.
