Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë me kontrollet, monitorimet dhe operacionet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar tre operacione, 2 në fushën e trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 në fushën e vjedhjes.

Janë kapur 2 shtetas në kërkim për krime kundër personit dhe veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar, 10 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, me 2 autorë të arrestuar, 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve kibernetike, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 10 raste, me 2 autorë të arrestuar, 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë evidentuar 12 raste të krimeve kundër mjedisit, me 12 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 4 shtetas, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë proceduar penalisht 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 5 shtetas, për falsifikim të dokumenteve , për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.


Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me rrugën “Dervish Hima”, është konstatuar një kovë plastike e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Forcat Xheniere, të cilat kanë kryer kontrollin dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme