Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 6 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 36 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Durrës.
Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.