Krujë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita iu akordon Certifikatën e Karrierës, 2 punonjësve të Policisë që përfunduan me dinjitet rrugëtimin e tyre profesional në strukturat e Policisë së Shtetit.
Certifikatat iu dorëzuan punonjësve të Policisë Inspektor Petrit Hoxha dhe Sabri Danaj, nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Sentiljan Ndreu, gjatë një ceremonie të organizuar për vlerësimin e rrugëtimit të tyre profesional, kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë viteve të detyrës.
Shefi i Komisariatit vlerësoi punën dhe sakrificat e 2 punonjësve të Policisë, ndër vite, duke theksuar se përvoja dhe angazhimi i tyre kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
2 punonjësit që mbyllën karrierën falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin, eprorin dhe kolegët e tyre, për bashkëpunimin, si dhe iu uruan suksese në misionin e tyre.




