Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive si dhe monitorimi i qarkullimit rrugor me mjete inteligjente për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Është finalizuar 1 operacion policor, për goditjen e krimeve mjedisore me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar penalisht,
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste në të gjithë territorin, me 16 autorë, nga të cilët 4 i arrestuar dhe 10 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 12 autorë, nga të cilët 1 i arrestuar , 10 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 i shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 6 autorë, nga të cilët 1 i arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë arrestuar 2 shtetas pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 6 raste, nga këta 1 autor i ndaluar për shkatërrim të pronës me zjarr, 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit për një rast vjedhje.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve kundër mjedisit, kryesisht në fushën e ndërtimeve pa leje dhe të ndotjes së mjedisit, me 5 autorë, nga të cilët 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 2 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 shtetas për posedim të një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimatin e sigurt.
—‐
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.
