Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 5 operacione, nga të cilat:
-dy për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, ku u kapën dy shtetas të dënuar në Itali me mbi 5 vite burgim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe trafikim të narkotikëve;
-1 operacion për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion me 3 shtetas të arrestuar (2 shtetase nga Brazili dhe 1 shtetas shqiptar);
-1 operacion për parandalimin e kultivimit të kanabisit gjatë të cilit u sekuestruan 1000 fara kanabisi dhe u vu në pranga 1 shtetas;
-1 operacion për sekuestrimin e një mjeti luksoz të trafikuar me një person të proceduar dhe një të shpallur në kërkim.
Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste në të gjithë territorin, me 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë arrestuar 2 shtetas pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve kibernetike, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 9 raste, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të një rasti tjetër.
Janë evidentuar 22 raste të krimeve kundër mjedisit, kryesisht në fushën e ndërtimeve pa leje dhe të prerjes së paligjshme të pyjeve, me 21 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim të dokumenteve dhe për kontrabandë me mallra të licensuar. U sekuestruan paisje mjekësore të dyshuara kontrabandë.
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një 41 vjeçar të dënuar me 4 vjet e 6 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimatin e sigurt
