Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit
Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 6 operacione, për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, lojërave të paligjshme të fatit, transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, trafikimit të mjeteve motorike dhe për zbardhjen e vjedhje.
U arrestuan/ndaluan 19 shtetas, u procedua në gjendje të lirë 1 dhe u shpallën në kërkim 4, si dhe u sekuestruan rreth 1 kg Cannabis, doza Cannabisi dhe Kokaine, 1 automjet i vjedhur, me vlerë 10 000 euro, 12 automjete dhe 11 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati.
Janë kapur 4 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 13 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 4 autorë të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë arrestuar 2 shtetas pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të fushën e krimeve kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.
Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 11 raste, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 1 autor të arrestuar dhe 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë/prishje të qetësisë publike.
Janë evidentuar 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 3, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 3 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Thumanë – Laç”, dyshohet se automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 56-vjeçari. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerët në automjetin e 56-vjeçarit, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës.
Janë proceduar penalisht 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, për kontrabandë të mallrave, dhe 1 shtetas, për mosdeklarim të shumave monetare.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
