Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Si rezultat i angazhimit të strukturave policore, janë finalizuar 2 operacione, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U arrestuan në flagrancë 7 shtetas, u sekuestruan 2 armë zjarri automatik me municion, disa celularë dhe një shumë parash e përfituar nga lojërat e fatit.

Janë kapur 7 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit/pronës, dhunë në familje dhe vjedhje.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 13 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 2 autorë të arrestuar, 18 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Është evidentuar 1 rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, me 1 autore të shpallur në kërkim.

Është evidentuar 1 tjetër rast në fushën e lojërave të fatit, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të fushën e krimeve kibernetike, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 16 raste, me 1 autor të arrestuar, 10 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 2 autorë të arrestuar dhe 7 autorë të proceduar ne gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëvve të ftohta/sportive, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe është arrestuar 1 shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 5 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë arrestuar 1 shtetas dhe kanë proceduar penalisht 1 tjetër, pasi kanë tentuar të kalojnë në kufi, me dokumente false. Gjithashtu, kanë proceduar penalisht 3 shtetas, për kontrabandë të mallrave, mosdeklarim të shumave monetare dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Tiranë/Më datë 18.05.2026, në rrugën e fshatit Damjan, automjeti me drejtues shtetasin O. K., 26 vjeç, ka përplasur shtetasin B. A., 57 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit është arrestuar.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.