Si rezultat i angazhimit të strukturave policore gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar 3 operacione:
1 operacion në fushën e krimeve ekonomike-financiare, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar 142 steka me paketa cigaresh të dyshuara kontrabandë.
1 operacion në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
1 operacion për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prostitucioni”. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
Gjithashtu, janë kapur 4 shtetas që ishin shpallur në kërkim për krime kundër personit ose pronës dhe janë shpallur në kërkim kombëtar 3 shtetas.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste të tjera në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar dhe 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 3 autorë të arrestuar dhe 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 1 autor të arrestuar, 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kibernetike dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve kundër mjedisit, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar dhe goditur 6 raste të krimeve kundër pronës, me 2 autorë të arrestuar dhe 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Dy raste janë evidentuar dhe goditur në fushën e zhvillimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 autor të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe me sekuestrimin e 2 kompjuterëve.
Janë arrestuar 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas të tjerë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 shtetas të dëmtuar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në të gjithë territorin janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të lëvizshme dhe me mjete inteligjente shpejtësimatës në të gjithë territorin, nisur edhe nga moti i keq me reshje shiu, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe kanë marrë masa për shtimin e burimeve njerëzore në rastet e fluksit.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 17.05.2026, rreth orës 03:05, në rrugën “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 3 automjete të parkuara.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
