Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit 

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

 

Janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe zbardhjen e vjedhjes së një shume të madhe parash. Janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar qindra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Spanjë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili akuzohet nga autoritetet gjyqësore spanjolle, për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Githashtu, janë kapur 8 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për mashtrim kompjuterik, krime kundër personit, krime kundër pronës etj.

 

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste të tjera në të gjithë territorin, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 2 autorë të arrestuar, 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas i dyshuar për ngacmim seksual.

 

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

 

Është shpallur në kërkim 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar 1 shtetas që ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

 

Është evidentuar 1 rast në fushën e lojërave të fatit, me 1 autor të shpallur në kërkim.

 

Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

 

Është evidentuar 1 rast i krimeve kibernetike, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 9 raste, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit.

 

Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të arrestuar, 6 të proceduar ne gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

 

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

 

Është arrestuar 1 shtetas dhe proceduar 1 tjetër, për kundërshtim/goditje të punonjësve të Policisë.

 

Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë të mallrave.

 

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, 1 shtetas i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u tranferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, 1 shtetas i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.

 

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.