Vlorë/Vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”

Vlorë

Vijon faza e tretë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve, mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Vlorë zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kafil Malaj” në fshatin Bishan dhe të shkollës së mesme të bashkuar “Hasan Pulo” në Orikum.

Në fokus të kësaj faze është siguria rrugore, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, sjellja e sigurt në rrugë dhe përgjegjësia si përdorues të saj.

Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke shfaqur interes, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, në bashkëpunim me punonjës të Qendrës së Shërbimeve Sociale të bashkisë, Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik dhe përfaqësues të OJF-së “Vatra”, janë zhvilluar takime sensibilizuese dhe informuese me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe dhuna kibernetike”.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mbrojtjen e fëmijëve, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikshmërinë e këtyre veprave penale, si dhe u bë apel për denoncimin e çdo rasti të evidentuar në përditshmëri.

#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë