Dibër | Vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të Rinjve”, me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e nxënësve për sigurinë rrugore.
Në shkollat 9-vjeçare në fshatrat “Melan” dhe “Viçisht”, ndihmësspecialisti i Policisë për edukimin në shkolla dhe punën me të rinjtë në DVP Dibër zhvilloi orë mësimore me nxënësit e klasave të shtata me temë “Siguria Rrugore”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe sjelljen e sigurt si këmbësorë dhe përdorues të rrugës.
U theksua rëndësia e kalimit të sigurt të rrugës, përdorimit të vijave të bardha dhe respektimit të semaforëve ose udhëzimet e punonjësit të policisë.
Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku nxënësit morën pjesë duke bërë pyetje dhe duke ndarë eksperiencat e tyre.
Në përfundim, nxënësit u inkurajuan të zbatojnë rregullat e mësuara në jetën e përditshme dhe të jenë shembull pozitiv për komunitetin.
#SiguriaRrugore #PoliciaDibër #PoliciaeShtetit #Edukim #Siguri





