Elbasan/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë vijojnë takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, në qarkun Elbasan.
Takimet janë zhvilluar nga specialistët për sigurinë dhe edukimin në shkolla dhe punonjësit e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave dhe rritjes së sigurisë në komunitet.
Gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit, fokusi është vendosur te rëndësia e sigurisë rrugore, parandalimi i incidenteve dhe edukimi qytetar.
Punonjësit e Policisë kanë prezantuar materiale ilustruese dhe kanë shpërndarë fletëpalosje informuese mbi:
✅️rregullat e qarkullimit rrugor;
✅️sinjalistikën rrugore dhe respektimin e saj;
✅️parandalimin e aksidenteve dhe pasojat e tyre;
✅️sjelljen e sigurt në ambientet shkollore dhe në komunitet.
Prezantimi i temave është shoqëruar me video dhe materiale vizuale, duke nxitur bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për të qenë qytetarë të përgjegjshëm.
#PoliciShkollë ♂️♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt




