DVP Shkodër
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës, punonjësin e Policisë Inspektor Myzafer Leku, i cili mbylli karrierën pas 41 vitesh punë në shërbim të qytetarëve.
Gjatë ceremonisë që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Zëvëndësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues Akil Kalo, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi punonjësit të Policisë Myzafer Leku, me rastin e daljes në pension, certifikatën me motivacionin “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”
Inspektor Myzafer Leku, gjatë karrierës së tij 41-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka spikatur për profesionalizmin, korrektësinë dhe integritetin e lartë, duke u bërë shembull edhe për brezat e rinj.
Punonjësi i Policisë falënderoi drejtuesit, për certifikatën e akorduar, dhe i uroi kolegët e tij, suksese të mëtejshme.





