Komisariati i Policisë Kufitare Dibër
Me rastin e përfundimit të karrierës pas 30 vitesh në shërbim të qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me “Certifikatën e Karrierës” punonjësin e Policisë, Inspektor Zadush Qoku.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, ku shefi i Komisariatit, Kryekomisar Florian Dano, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi z. Qoku certifikatën me motivacionin: “Për përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit.”
Gjatë karrierës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, Inspektor Zadush Qoku ka ushtruar detyra të ndryshme, ndërsa së fundmi ka shërbyer si Trup Shërbimi në PKK Trebisht, në stacionin e Policisë Kufitare Viçisht, duke u dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet të lartë.
Në fjalën e tij, z. Qoku falënderoi drejtuesit për vlerësimin e dhënë, duke e konsideruar atë një shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite. Ai gjithashtu uroi kolegët për suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave.


