Raporti i ngjarjeve, 6 maj 2026

Vlorë

Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, një sasi Cannabisi.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.

Nga verifikmet rezultoi se shtetasi R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen nr. 11, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit të valutave, pa licencë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme dhe bono thesari.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. Gj., 76 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
-A. Gj., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. N., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke;
-një 17 vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 40 vjeç, banues në Durrës dhe B. H., 56 vjeç, banues në Gjakovë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Sektor Teuta”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë e ftohtë (thikë);
-një 14-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur telefonin dhe një shumë parash, shtetases F. Q., në lagjen nr. 5, si dhe ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetases Xh. Ç., në Rrogozhinë.
Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. Ç., 26 vjeç, banues në Kavajë, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasit L.A., 39 vjeç dhe M. A., 37 vjeçe, kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre të mitur për të lypur në rrugë.

Specialistët e Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në një lokal në fshatin Fermë-Sukth, ka humbur jetën shtetasi M. K., 70 vjeç, dyshohet për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Z. K., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Sh. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-një 16-vjeçar, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka dëmtuar kamerën e subjektit në pronësi të shtetasit A. B..

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 04.05.2026, në lagjen “Rilindja”, ka vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetases J. M. Punohet për kapjen e 25-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit
-E. Gj., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin Gj. R.;
-A. Xh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 70 vjeç dhe Sh. G., 53 vjeç, pasi kallëzuan shtetasit F. D., 53 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, se në vitin 2000, kanë falsifikuar në këmbim të parave, një akt për marrje të tokës në pronësi. Vijon hetimi për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:
-shpallën në kërkim shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 16-vjeçar dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan dhe në një banesë, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një automjet. Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasit:
-V. V., 34 vjeç, pasi i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-A. A., 22 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 3 i gjetën sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-E. L., 22 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 4 i gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasen D. B.(H.)(K.), 29 vjeçe, pasi është dënuar me 50 ditë burgim, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-vunë në pranga shtetasin A. S., 35 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin, shtetasit A. S.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., pasi u kap duke hedhur inerte, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset M. D. dhe E. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. D., A. Gj. dhe H. B., pasi secili u kap duke transportuar inerte, pa leje;
-S. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur ish të dashurin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. C., E. H. dhe A. Ç., pasi u kapën duke hedhur inerte, në rrugë, dyshohet në kundërshtim me ligjin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-U. P., 46 vjeç dhe F. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-E. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi U. Sh., 57 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 05.05.2026, kallëzuan shtetasit:
-I. Sh., se i kishin ndërhyrë pa të drejtë, në llogarinë në rrjet social. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-P. N., se në rrjet social, kishin publikuar fotografi të tij, me qëllim fyes. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve;
-E. D., se ishte larguar nga banesa, babai i saj, shtetasi Y. D., 56 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi;
-F. H., se në rrugë, ishte dëmtuar aksidentalisht, nga një biçikletë, dhe shtetasi që lëvizte me të, ishte larguar. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-E. L., se ishte larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja I. Gj., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e 30-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i lojërave”.

Goditen 2 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, në lokale.

Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1.
Sekuestrohen tavolina pokeri, celularë dhe shuma parash.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, për organizmin e lojërave të fatit në ambiente të vëna në dispozicion për këtë veprimtari të paligjshme, kanë vijuar kontrollet dhe kanë zbuluar 2 ambiente të tilla.

Në vijim të veprimeve procedurale, u vunë në pranga shtetasit:

-N. P., 58 vjeç, A. K, 42 vjeç dhe L. P., 52 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi M. Q., pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, Tiranë, janë konstatuar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit N. P., duke luajtur lojën “Poker”;

-E. K, 22 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Vaqarr, gjatë këqyrjes së celularit iu gjetën aplikacione që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohen nga Policia e Tiranës, 2 faza të tjera të operacioneve të koduara “Network” dhe “Foleja”, kundër ushtrimit të prostitucionit.

Arrestohen 2 shtetase (vietnameze dhe kineze) që kishin marrë me qira, për këtë qëllim, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”.

Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shumë parash dhe 3 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:

-“Network”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;

-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. W, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Kioskat”. Zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte.

Identifikohet dhe kapet autori i rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.

Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës/Vijon zbatimi i planit të posaçëm të masave për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Konstatohet se ne 3 subjekte kryhej këmbim valutor, pa licencë.
✅Dje, Policia e Tiranës, në zbatim të këtij plani, goditi dhe 2 raste në këtë fushë.

Vihen në hetim 3 pronarët e subjekteve.

Sekuestrohen 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.

Kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privacy”.

I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 400 euro dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare, se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e shumës së parave që i është marrë 38-vjeçares (400 euro) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 64 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur dhe fyer një 37-vjeçar.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi F. S., 60 vjeç, banues në Përmet, dyshohet se shfrytëzonte një sipërfaqe toke, në zonë të mbrojtur në fshatin Bënjë, për parkim automjetesh, kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen H. L., banuese në Këlcyrë, pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj, u gjetën pije të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se kishte 1 punonjës të pasiguruar.

Specialistët për Sektorin e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Skërficë”, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 34-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë

Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, një sasi Cannabisi.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.

Nga verifikmet rezultoi se shtetasi R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka vjedhur në një lokal, një portofol dhe disa paketa me cigare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin J. H., 70 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin L. Ç., 70 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Ç., 35 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases M. T., 63 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin në një subjekt (farmaci bujqësore), pa licencë dhe kasë fiskale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 35 vjeç, dhe për dy shtetas të mitur, 17 dhe 14 vjeç, pasi drejtonin pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Finalizohet nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, faza e 93-të e operacionit të koduar “Operacionalja”.

Kapet në Vlorë, pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82.84 kg Kokainë, sekuestruar më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, në Spanjë.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”.

Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, duke parkuar në mënyrë të parregullt automjetin e tij, në qytetin e Kukësit, ka penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë të ftohta (mjet prerës dhe dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Q. N. dhe B. M., pasi u konstatuan duke ndërtuar objekte, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Shkodër, K. B., 18 vjeç, banues në fshatin Kullaj, dhe një 15-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. Q., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-N. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin H. P., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndalohen dhe vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për evidentimin dhe ndalimin e personave që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, duke u bërë burim rreziku për përdoruesit e rrugës, në qytetin e Bulqizës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. B., 40 vjeç, banues në fshatin Martanesh;
-Sh. Sh., 52 vjeç, banues në Bulqizë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, këta shtetas rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, përkatësisht
shtetasi R. B. me masën 0.84 mg/l,
shtetasi Sh. Sh. me masën 0.53 mg/l.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë edhe shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Burrel, pasi në aksin rrugor “Klos–Burrel”, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Librazhd/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrethinat”.

Në lokalin që administronte në Prrenjas, ndante Kokainën që kishte siguruar, në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 32-vjeçari.

Në pranga për moskallëzim të krimit, një shtetas që u kap në ambientet e lokalit.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, 3 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 48 100 lekë dhe 450 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të bazuara te kontrollet, puna operative dhe hetimet, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin e koduar “Rrethinat”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit Gj. K., 32 vjeç dhe K. R., 29 vjeç, të dy banues në Prrenjas.

Gjatë kontrolleve në lokalin që administronte 32-vjeçari, në Prrenjas, u gjetën 76 doza dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, siguruar dhe përgatitur me qëllim shitjen. Gjithashtu u gjetën mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkaq, 29-vjeçari u kap në ambientet e këtij lokali dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit Gj. K., dhe nuk kishte kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over”.

Zbulohet në fshatin Bajzë, një lokal ku shitej Kokainë dhe organizoheshin lojëra fati.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin në organet kompetente.

Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.