Gjirokastër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Gjirokastër.
Takimet e rradhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet pedagogjike të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, Gjirokastër dhe SHMB “Muhamet Gjollesha”, Lazarat.
Gjatë takimeve u zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit mbi rëndësinë e sigurisë rrugore.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese dhe u shpërndanë fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në PowerPoint, duke u dhënë mundësinë nxënësve të njiheshin konkretisht me:
✅️rregullat e qarkullimit rrugor;
✅️sinjalistikën rrugore dhe respektimin e saj;
✅️aksidentet dhe pasojat e tyre.
#PoliciShkollë ♂️♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt




