Raporti i ngjarjeve, 5 maj 2026

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të publikuar në llogarinë në Facebook të shtetasit A. Ll., me profesion avokat, sqarojmë se menjëherë, u kryen veprimet e nevojshme verifikuese mbi pamjet dhe ngjarje të tjera që lidhen me rastin e shfaqur në to.

-Nga këto verifikime rezultoi se pjesa e parë e videos së publikuar paraqet një ngjarje të ndodhur vitin e kaluar, për të cilën, më datë 22.12.2025, janë referuar materialet në Prokurori, ku është vendosur procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit që shfaqen në video, D. Sh. dhe B. M., pasi dyshohet se më datë 22.12.2025, rreth orës 12:30, në Golem, Kavajë, kanë goditur me grushte dhe me shkelma, shtetasin R. A., me pretendimin se ky i fundit i ka fyer gjatë konfliktit për motive pronësie.

-Pjesa e dytë e videos së publikuar lidhet me shoqërimin e nënës së shtetasit R. A., shtetases Sh. A., 69 vjeçe, pasi më datë 04.05.2026, Policia e Kavajës është njoftuar se e moshuara kishte spërkatur me lëndë djegëse, dhe më pas kishte ndezur, një kontejner të një subjekti ndërtimi, në pronësi të shtetasit A. L.. Në momentin e shoqërimit, kjo shtetase ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë, duke i goditur dhe kafshuar.
Në këto kushte, me qëllim shmangien e konfliktit të interesit, veprimet procedurale për këtë rast janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shtetasen Sh. A., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më tej, informojmë se janë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe për 2 raste të tjera të lidhura, konkretisht:
-më datë 24.03.2026, ka kallëzuar te Komisariati i Policisë Kavajë, shtetasja Sh. A., se i kishin marrë në mënyrë të padrejtë, pronën, duke e shmangur si trashëgimtare;
-më datë 15.04.2026, ka kallëzuar shtetasi E. M., se shtetasja Sh. A. kishte shkatërruar rrethimin e kantierit të ndërtimit që administron ai.

Policia e Durrësit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar, për të trajtuar shpejt dhe me profesionalizëm, çdo indicie, njoftim dhe denoncim për paligjshmëri ose shkelje të të drejtave të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi motomjeti pa targë, që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet, me pasojë dëme materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin N. P., 70 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit K. V., 33 vjeç, dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shtyllas, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin K. L., 31 vjeç.
Më pas dyshohet se i kanë goditur automjetin që ai drejtonte, me automjetet e tyre dhe për pasojë është dëmtuar 31-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve tashmë të shpallur në kërkim, gjetjen e automjeteve të tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjithashtu, këta specialistë kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së një portofoli. Pas konsultimit me prokurorin u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin K. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Ç., 70 vjeç, dhe për fëmijët e tij, shtetasit E. Ç., 35 vjeç, dhe E. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasen M. T., 63 vjeçe. Nga konflikti është dëmtuar lehtë 63-vjeçarja, e cila po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Pogradec, pasi u kap në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka punuar me mjet bujqësor, një pjesë toke, për pronësinë e së cilës ka pretendime edhe një shtetas tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. B., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. G., se nëpërmjet një profili fals në rrjete sociale, ajo ka postuar tekste fyese ndaj shtetases R. G. dhe familjes së saj.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. T., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. H., se ai e ka përndjekur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. M., 40 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi ka goditur me grusht një 50-vjeçare, për motive të dobëta;
-Sh. A., 69 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, i ka vënë flakën kontejnerit të një firme ndërtimi në pronësi të shtetasit A. L. dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 61 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjet të fortë, vëllanë e tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. T., 20 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë manovër;
-M. M., 27 vjeç, banues në Marikaj, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. O., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasi K. K. se ai e ka dhunuar fizikisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 64 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka kallëzuar shtetasja E. Gj. se ai i ka shkatërruar disa panele diellore në pronën e saj.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasit:
-K. Rr., 25 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-F. E., 27 vjeç dhe M. Sh., 21 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 6 në automjet ku këta shtetas qarkullonin, iu gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin B. Sh., pasi dyshohet se ka marrë një automjet, pa i paguar shitësit, çmimin. Punohet për kapjen e shtetasit B. Sh., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin H. S.;
-E. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasen D. K.;
-O. B., për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”;
-S. L., K. M. dhe E. G., pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike, duke vënë muzikë me volum të lartë, në automjetet e tyre, në një vendparkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u identifikuar;
-A. K. dhe D. P., pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin;
-U. H., për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
-K. M., 22 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin, me të cilin kishte bllokuar qarkullimin. Më tej, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë, efektivin;
-V. N., 40 vjeç, pasi ka tentuar të hyjë me automjet, në sheshin “Skënderbej”, duke kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. C. dhe S. A., pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasit G. K., R. K. dhe K. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 3 shtetas. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. A., pasi u kap duke hedhur inerte, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin;
-S. Z., pasi dyshohet se ka kanosur një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. K., L. F. dhe A. Gj., për raste të ndryshme të veprës penale “Kanosja”.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-H. B., 45 vjeç, S. H., 24 vjeç dhe P. N., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-E. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar 32-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 04.05.2026:
-kallëzoi shtetasja R. J., se i kishin vjedhur një varëse floriri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve të vjedhjes;
-dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fotoksinë), në banesën e tij në fshatin Nikël, shtetasi K. Sh, 40 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën, në spital. Vijon puna për të sqaruar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over”.

Zbulohet në fshatin Bajzë, një lokal ku shitej Kokainë dhe organizoheshin lojëra fati.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin në organet kompetente.

Sekuestrohen nga lokali, doza Kokaine, 4 celularë dhe 1 makinetë për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaritë e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. P., 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Mengel, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëvrarë me armë sportive, në banesë.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. J., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka bërë një postim fyes, në rrjete sociale, për ish-bashkëshortin.

Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 57 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Kallmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 30-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 77 vjeç, M. M., 83 vjeç (Ish-kryetar i fshatit Koljakaj) dhe Sh. G., 68 vjeç (Ish-përfaqësues i rrethit në Komisionin e Ndarjes së Tokës), pasi ka kallëzuar shtetasi L. D., 63 vjeç, se tre shtetasit kanë falsifikuar nënshkrimin e tij, në vitin 1995. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan ndaluan shtetasin amerikan H. M., 45 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Liria”, Shkodër, rezultoi se ushtronte aktivitet me punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe pa lëshuar kuponë tatimor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. Ç., banues në fshatin Bërdicë e Mesme, pasi ka kallëzuar shtetasi R. M., 63 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, Shkodër, se më datë 03.05.2026, ai i ka vjedhur 2 pompa uji, që shërbejnë për vaditje, në tokën e tij;
-M. P., banues në Shkodër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore që dyshohet se është prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi motomjeti pa targë, që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet, me pasojë dëme materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin N. P., 70 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit K. V., 33 vjeç, dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shtyllas, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin K. L., 31 vjeç dhe më pas dyshohet se kanë goditur mbrapa, me automjetet e tyre, automjetin që drejtonte 31-vjeçari. Si pasojë, ky automjet ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar 31-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim, gjetjen e automjeteve të tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjithashtu, këta specialistë kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së një portofoli. Pas konsultimit me prokurorin u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin K. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Ç., 70 vjeç, dhe për fëmijët e tij, shtetasit E. Ç., 35 vjeç, dhe E. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasen M. T., 63 vjeçe. Nga konflikti është dëmtuar lehtë 63-vjeçarja, e cila po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Mat

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndalohet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 53 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, u konstatua nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.95 mg/l, automjetin e tij, tip “Benz”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Berat-Dimal”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. A. dhe dëmtimin e shtetasit A. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 35 vjeç, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se me motomjetin që drejtonte, ka përplasur mbrapa, automjetin që drejtonte shtetasja D. M.. 35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat dhe Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 40 vjeç dhe K. H., 44 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 64 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në banesën e tij, është rrëzuar shtetasi që kishte punësuar për kryerjen e punimeve rikonstruktuese, A. M., 55 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për kallëzimin e një 35-vjeçareje, se në rrjete sociale, ishin publikuar fotografi të saj, me mbishkrime fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.
Vihet në pranga administratori i njërit lokal, procedohet penalisht administratori i lokalit tjetër.

Sekuestrohen tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Për këto raste:
-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal;
-u procedua penalisht shtetasi E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës/Vijon zbatimi i planit të posaçëm të masave për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.

Goditen 2 raste të këmbimit valutor, pa licencë.

Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët për këtë qëllim, mbanin me vete, shuma të konsiderueshme parash, në rrugë, në zonën e quajtur “Dollari”.

Sekuestrohen 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan se në 2 raste, kryhej këmbim valutor i palicencuar, në rrugë, me para me burime të dyshimta.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetasit që kryenin këtë aktivitet, S. E. dhe K. F., për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Port Durrës/Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi 2”.

Tentoi të trafikonte fara Cannabisi, në Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 24-vjeçari.

Sekuestrohen rreth 3250 fara Cannabisi, pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike dhe furgoni me të cilin tentoi t’i trafikonte.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, operacionin e koduar “Parandalimi 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.