Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. B., 57 vjeç, dhe A. B., 62 vjeç, banues në Dibër, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin me fjalë;
-P. A., dhe Sh. S., banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me lejen përkatëse.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Gj., 66 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi A. G., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54 vjeç, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek M. M., 53 vjeç. Si pasojë u dëmtua lehtë 1 pasagjere.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ç., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M., 55 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shtetasi A. Ç. dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin S. M.;
-R. K., 23 vjeç, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin K. M., 57 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi R. K. dhe 3 pasagjerë në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-F. H., 53 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 72-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 42-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Qarku Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin shtetasit E. Gj., në banesë, dhe e ka kanosur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. Gj., 65 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se ka goditur me send plastik një 44-vjeçar;
E. C., 33 vjeç, dhe M. C., 29 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në banesë.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin kosovar A. P., 48 vjeç, banues në Prizren, pasi në PKK Port Durrës, gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një shumë parash e padeklaruar në autoritetet doganore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, 2 pasaporta kosovare dhe 3 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në spitalin e Durrësit, është dërguar shtetasi A. Ç., 35 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka goditur veten, me mjet prerës, në banesën që kishte marrë me qira, në lagjen nr. 13. Ai po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B., 20 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi lënde të dyshur narkotike Cannabis, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. V., pasi dyshohet se në rrugën “Asdreni”, është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. K. dhe e ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës;
-K. Ç., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. N, 40 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. D., 45 vjeç, pasi ka vjedhur portofolin e shtetases I. K.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. F. dhe F. K., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
-F. G., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-Z. R., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. Gj., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. G.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. S., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeta”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar.
Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;
-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, ka plagosur me thikë, shtetasin E. G., 35 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. B.(K)., bashkëshortja e shtetasit A. K., pasi dyshohet se ka penguar zbulimin rrethanave të ngjarjes.
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin gjerman S. Ch., 31 vjeç, banues në Gjermani, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. P., 70 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi A. P. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 30 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. R., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndotur ambientin duke hedhur mbetje të ndryshme në një sipërfaqe toke;
-D. A., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plug, Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi dyshohet se nuk ka mjekuar macen që mbante.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Ndalohet nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, një shtetas që kërkohej ndërkombëtarisht, për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste.
Shtetasi turk u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet PKK Rinas.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Njësisë Rajonale Antiterrorizëm, Tiranë, në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Antiterrorit, me partnerët turq, si dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, me objektiv parandalimin e lëvizjes ilegale, të shtetasve në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë në shtetet ku kanë kryer vepra penale, u ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-I. K., 67 vjeç.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye në zbatim të urdhrit të prokurorit, nxjerrë më datë 08.08.2017, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin, për shtetasin I. K., për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, në funksion të procedurës për ekstradimin e këtij shtetasi.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, N. M., 32 vjeç, banues në Rubik, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:
-për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap në Shëngjin, duke drejtuar automjet;
-për shtetasit A. M., 38 vjeç dhe E. A., 29 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Mamurras–Thumanë”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte pa leje, shtetasi E. A., i cili është dëmtuar dhe është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të një konflikti verbal, për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve të moshave 14 dhe 15 vjeç.
Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë 2 javëve të fundit, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimi i rasteve të parakalimeve të gabuara, shpejtësisë mbi normat e lejuara si dhe drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve, janë arrestuar 2 shtetas, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-480 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-148 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-170 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-210 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-10 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-60 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi .
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A., 23 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Z. M., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 63 vjeç, dhe A. K., 58 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar një 15-vjeçare, e cila dyshohet se kishte konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore. Ajo mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave”.
Goditet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet administratori i subjektit në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.
Sekuestrohen 3 celularë me të cilët viheshin baste sportive.
Në vijim të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, ku, në bazë të punës operative, dyshohet se luhen lojëra fati, ilegalisht, evidentuan se në një tjetër lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kryhej kjo veprimtari.
Për rastin u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekt u konstatua se në 3 celularë ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vënien e basteve sportive.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Z., 70 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. Z., 71 vjeçe, këmbësore, e cila është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 63 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Dh., banues në Vlorë, se janë vjedhur sende me vlerë në banesën e vjehrrës së tij, në Himarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 92”.
Kapet në lagjen “Vasil Shanto” dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.
Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.
Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit.
Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç.
Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Policia e Shtetit iu shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën, ngushëllimet më të ndjera, dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar, shërim sa më të shpejtë.
Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Policia e Shtetit
Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:
-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.
