Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. Gj., 23 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 1 i gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Nga verifikimi i mëtejshëm, rezultoi se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Ç., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një motomjet me vlerë 15 000 euro, që rezulton i vjedhur në Mbretëri të Bashkuar. Motomjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-Sh. M., pasi dyshohet se ka penguar që të largohen nga subjekti i tij, 5 punonjës (shtetas të huaj), duke iu mbajtur pa të drejtë, pasaportat. Pasaportat u morën dhe iu dorëzuan 5 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasen O. K., pasi dyshohet se ka ndërhyrë pa të drejtë, në llogarinë në rrjete sociale, të shtetases D. M., të cilën gjithashtu dyshohet se e ka shqetësuar duke i dërguar vazhdimisht mesazhe, nga një llogari false;
-shtetasin A. A., pasi dyshohet se ka hapur një llogari false, në rrjete sociale, me kredencialet e shtetases E. L., nëpërmjet së cilës i ka dërguar kësaj shtetaseje, mesazhe kanosëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit K. Ç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit:
-J. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vëllait të tij;
-A. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me grushte, shtetasin A. B., i cili është në kujdesin e mjekëve;
-E. B., 41 vjeç, i cili ishte në kërkim, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 motomjete. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 42-vjeçari;
-shpallën në kërkim shtetasin Sh. Z., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin G. Q., i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. B., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasen F. M.;
-Sh. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Gj., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. F. dhe E. A., pasi dyshohet se janë konfliktuar, për motive pronësie.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. A., pasi dyshohet se nga pakujdesia gjatë drejtimit të autobusit, është dëmtuar në këmbë, kur ka zbritur në stacion, një i mitur. Shtetasi B. A., pas ngjarjes, ka vijuar lëvizjen me autobus. I mituri mori asistencën mjekësore të nevojshme dhe u largua në banesë.
Më datë 29.04.2026:
-kallëzoi shtetasi L. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij e mitur. Punohet për gjetjen e saj;
-kallëzoi shtetasi E. D., se pa autorizimin e tij, është publikuar në rrjete sociale, një intervistë që ka dhënë në një televizion, një vit më parë. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. Gj.. Shërbimet e MZSh-së dhe të Policisë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit, nga i cili pati dëme materiale.
-në rrugën “Gramozi”, Kodër Kamëz, ka rënë zjarr në oborrin e një shkolle, si pasojë e të cilit janë djegur disa mbetje materialesh ndërtimi, duke qenë se po punohet për rikonstruktimin e ambienteve sportive të kësaj shkolle. Grupi hetimor ka kryer veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, duke drejtuar motomjete elektrike, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin indian M. Sh., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me auomjetin me drejtuese shtetasen L. B. 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër ekzekutuan vendimin e datës 25.04.2026, të Gjykatës së Gjirokastrës, për sekuestrimin e dy pasurive me sipërfaqe totale 227.5 m², konkretisht 2 apartamente në Sarandë dhe 1 automjet, në pronësi të shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, Dropull, i cili aktualisht po duan dënimin në IEVP Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. N., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se do t’i shiste një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. V., banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Progër”, duke drejtuar një mjet (motokarro), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Sh., banues në Korçë, të cilët po marrin mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Pogradec, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen A. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Velçan, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi R. M. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë, një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja A. B. dyshohet se ka fshehur thikën që ka përdorur shtetasi R. M., në këtë rast;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Katjel, Prrenjas dhe F. M., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Buçimas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta një 31-vjeçar, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen O. Ç., 21 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së bashkëjetuesit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. I., 61 vjeçe, banuese në fshatin Shalës, Kolonjë, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet celularit, shtetasen N. I., dhe me vetëgjyqësi i ka zaptuar një dhomë të banesës, me pretendimin se banesa është në pronësi të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. F., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë dhe ka qendruar në banesën e babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Q. Ç., banues në fshatin Vinçan, Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (shkop), një 64-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Fier-Seman”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi B. Xh., 65 vjeç, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. C., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, drejtuesi i automjetit që u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte 65-vjeçari.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 64 vjeç, dhe Sh. B., 57 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi drejtonin motomjete, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Kraps, Fier, pasi ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete izoluese në spitalin e Lushnjës. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi penal për shtetasit M. P., 68 vjeç, dhe I. T., 62 vjeç, administratorë të një subjekti për tregtimin e skrapit, pasi dyshohet se kanë blerë mjetet e vjedhura nga shtetasi F. B. Punohet për kapjen e shtetasit F. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje pasdite, shtetasi G. Sh., 31 vjeç, banues në fshatin Grabjan, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet. Aktualisht është në gjëndje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër shpallën në kërkim shtetasin I. N., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij, në fshatin Gurë Lurë, u gjet 1 armë zjarri (pushkë) që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që mirëmbante banesën, Q. N., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për armën, dhe nuk ka kallëzuar. Punohet për kapjen e 57-vjeçarit.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit H. L. dhe D. A., banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Durrës
✅ DVKM Durrës/Shërbimet e Policisë Kufitare ndihmojnë 2 shtetas që e kishin të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg.
Menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas kishin mbetur në det, me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit, shërbimet e SPK Shëngjin u nisën me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.
Shërbimet e Policisë Kuftare lokalizuan mjetin lundrues velierë dhe 2 shtetas anglezë në bord, të cilët i morën me mjet lundrues dhe i transportuan në breg. Gjithashtu, veliaera u tërhoq dhe dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.
–
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçare, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Azem Hajdari”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka shkaktuar zhurma duke drejtuar automjetin me shpejtësi.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin francez H. D., 48 vjeç, banues në Francë, sepse automjeti që ai posedonte rezulton në kërkim nga Interpol Paris, si automjet i vjedhur më datë 29.01.2026.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja A. Ç. se ka mosmarrëveshje me 2 fqinjët e saj, për prishjen e një muri që ndan pronat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Bizë, Ishëm, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete, shtetasi S. M., 58 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Fier
Tentoi të vidhte para në banesën e një të moshuari, të cilin e dhunoi dhe e kanosi me thikë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
-P. Dh., 53 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në orët e para të datës 18.04.2026, është futur i maskuar në banesën e një të moshuari, në fshatin Pishë Poro, e ka dhunuar dhe kanosur me thikë atë, që t’i vidhte një shumë parash, por është larguar pa vjedhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.
PKK Port, Durrës/Goditen 2 tentativa për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri.
✅Vihet në pranga një shtetas që transportonte me kamion, 3300 palë veshje pa fatura blerjeje.
✅Vihet në hetim një shtetas që transportonte me kamionçinë, qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine.
Sekuestrohen mallrat.
Në vijim të kontrolleve të mbështetura tek analiza e riskut dhe puna operative që janë intensifikuar në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt të shtetasve dhe mallrave, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 tentativa për të kontrabanduar mallra.
Konkretisht, për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pije alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Streha”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur nga Policia e Elbasanit, në mbikëqyrjen e Prokurorisë së Elbasanit.
Zbulohet se në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Arrestohen në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori.
Sekuestrohen 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 35.3 g lëndë narkotike Kokainë, shuma parash, armë sportive, celularë dhe sende të tjera që lidhen me dy veprimtaritë kriminale.
Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”.
Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe.
Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nga hetimi u identifikua organizatori i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi A. T., 56 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. G., 78 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, në aksin rrugor
“Orikum-Vlorë”, në afërsi të fshatit Tragjas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. D., 33 vjeç, banues në Vlorë, dhe bagëtitë e tij. Shtetasi A. D. mori ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. K., 24 vjeç dhe M. I., 68 vjeçe, të dy banues në Vlorë, pasi shtetasi V. K. ka shkarkuar inerte nga një kamionçinë, në pronën e shtetases M. I., dhe si pasojë është ndotur ambienti. Kamionçina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penale për shtetasit:
-L. Q., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi kishte pushtuar një hapësirë publike, në lagjen nr. 4;
-E. L., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë një konflikti me ish-bashkëjetuesen e tij, e ka dhunuar atë dhe i ka dëmtuar automjetin;
-T. V., 37 vjeç, dhe S. L., 52 vjeçe, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-S. K., banuese në Sarandë, pasi dyshohet se është konfliktuar me mbesën e saj, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Zhvillohet operacioni i koduar “Faza fillestare”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden në pyll, në një miniserë të improvizuar me platforma polistiroli, dhe asgjësohen fidanë Cannabisi.
Arrestohet në afërsi të miniserës, autori i dyshuar i kultivimit të fidanëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve, hetimeve me metoda proaktive dhe punës operative, kryer me objektiv konstatimin që në fazë të hershme dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, zhvilluan operacionin e koduar “Faza fillestare”.
Në kuadër të operacionit, në fshatin Dardhëz, në zonë të pyllëzuar, u gjetën në një miniserë të improvizuar, disa platforma polistiroli në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në afërsi të vendit ku u gjetën fidanët, dhe u vu në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre, shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, Lezhë.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”.
Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.
Vihet në pranga 1 shtetas (pronari i njërit lokal), procedohet penalisht 1 shtetas (punonjës i lokalit tjetër).
Sekuestrohen pajisjet elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale viheshin baste sportive nëpërmjet kompjuterave dhe celularëve.
Për këto raste:
-u arrestua shtetasi E. Gj., 28 vjeç, pasi në lokalin e tij, në rrugën “Frederik Shiroka”, u gjet kompjuter në të cilin ishin instaluar programe për lojëra fati;
-u procedua penalisht shtetasi B. K., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin ku ai punonte, iu gjetën në celular, aplikacione për baste sportive.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Baza”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për goditjen e grupeve kriminale që shesin lëndë narkotike.
Në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, mbanin disa lloje lëndësh narkotike, me qëllim shitjen, arrestohet 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
Sekuestrohen 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.
Shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose të organizuar si grup, shesin në sasi ose në doza, lëndë narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Baza”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi G. D., 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç.
3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit dhe verifikimeve në lokalin e tij, rezultoi se nuk lëshonte kuponë tatimor dhe shiste pije alkoolike (vera) të markave të ndryshme, pa pulla fiskale dhe pa dokumentacion origjine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pije alkoolike që u gjetën në lokal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin F. A., 32 vjeç, banues në Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. Zh., 61 vjeç, dhe M. Zh., 25 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e IMT Shkodër dhe punonjësit e Policisë, për prishjen e disa objekteve të ndërtuara pa leje, në fshatin Gjeçaj, Theth.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Koplik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. N., pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Velipojë, dyshohet se sipasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Gj. L., 73 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Signals”.
Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Vihen në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre.
Sekuestrohen dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
