Tiranë – Finalizohet Operacioni i koduar “Porosia”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shprëndarjes në doza të vogla të drogave të forta heroinë e kokainë.

Finalizohet Opercioni i koduar “Porosia”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohet Heroinë e Kokainë, në pranga 36 vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mesditën e sotme në kuadër të një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua një tjetër operacion i koduar “POROSIA”, ku u kap në flagrancë shtetasi:

F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

Nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit, dhe pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit u organizua shërbimi për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi.

Në mesditën e sotme, në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët” Policia ka kapur në flagrancë shtetasin F. M. i cili lëvizte me biçikletë, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi :

34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,

3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.