Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 55 shtetas, konkretisht: 9 janë arrestuar, 7 janë ndaluar dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 2 autorë të ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste: 5 raste të “Kanosja”, 2 në Elbasan, 2 në Lezhë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Dibër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Dibër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste aksidentesh në të gjithë territorin, me 1 viktimë dhe 9 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.