DVP Gjirokastër/Takim informues me nxënësit, mbi rëndësinë e sigurisë rrugore

Gjirokastër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Gjirokastër.

Sot, në ambientet e DVP Gjirokastër, u zhvillua takimi i radhës nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, së bashku me punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me stafin pedagogjik të shkollës “Xhuzepe Gras”, Gjirokastër.

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim me nxënësit mbi rëndësinë e sigurisë rrugore.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese dhe u shpërndanë fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në PowerPoint, duke u dhënë mundësinë nxënësve të njiheshin konkretisht me:

✅️rregullat e qarkullimit rrugor;
✅️sinjalistikën rrugore dhe respektimin e saj;
✅️aksidentet dhe pasojat e tyre.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt