Raporti i ngjarjeve, 23 prill 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, si pasojë e të cilit mbeti i dëmtuar shtetasi A. T., 28 vjeç, banues në Vlorë, bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin Z. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin që drejtonte shtetasi A. T., i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. B., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, në banesë;
-G. Xh., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasit:
-R. D., 46 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-R. B., 35 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve, ekstradohet nga Franca, 43-vjeçari.

43-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal, është kapur në Francë, në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të shtetasit:

-A. S., 43 vjeç, banues në Francë.

Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., 57 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë, pasi posedonte 3 armë të ftohta (2 shkopinj metalik dhe 1 mjet prerës thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tepelenë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç, banues në fshatin Mamaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municioni luftarak, që u gjet në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj, ku dyshohet se shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtuan ai dhe shoku i tij, shtetasi L. Sh., banues në Memaliaj. Të dy të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin e datës 15.04.2026, të Gjykatës së Gjirokastrës, për konfiskimin e tri pasurive me sipërfaqe totale 154.2 m², në Gjirokastër, në pronësi të shtetasit K. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 66 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, automjetin e një 27-vjeçari;
-E. K. alias I. K., 55 vjeç, banues në Memaliaj, pasi iu gjet në banesë, 1 armë gjahu që e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike.

Kapen dhe vihen në pranga 2 nga shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve. Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet sasi Kokaine.

Shkon 22 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. Gj., 46 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, në një lokal;
-P. M., pasi dyshohet se ka bllokuar një rrugë në fshatin Kolajakë, me pretendimin se sipërfaqja e tokës është në pronësi të tij;
-E. T., 34 vjeç, pasi u kap në malin e Shëngjinit, duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 40 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten;
-për vlerësim, pasi më datë 22.04.2026, rreth orës 04:00, shtetasi A. K., 67 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet, në banesë. Shtetasi u transportua për të marrë asistencën e nevojshme, në Spitalin Psikiatrik Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Koeficienti”, për goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 3 shtetas (ndër ta, pronari i lokalit) dhe procedohet penalisht një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës policore operative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuan operacionin e koduar “Koeficienti”.

Gjatë operacionit u konstatua se pronari, 2 klientë dhe kamerieri (shtetas i mitur) në një lokal në Rrugën e Dibrës, vinin baste sportive, me celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 65 vjeç (pronari i lokalit), E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 41 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ka përplasur një automjet policie të ndaluar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë ndaluan me iniciativë shtetasin A. L., 74 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën “Perlat Rexhepi”, iu gjet një pistoletë sportive e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-I. P., 56 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ka kallëzuar shtetasi K. V., 57 vjeç, banues në Prizren, se shtetasi I. P. e ka kanosur në vendin ku punojnë, në fshatin Akërni;
-A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë ndaluan shtetasin N. N., 30 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të kryer 6 muaj burgim.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Velipojë–Shkodër”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. L., banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 40 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë u dëmtuan 3 pasagjere, të cilat morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në lumin e Shalës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja H. H., 63 vjeçe, banuese në Shkodër, se 42-vjeçari, përfaqësues i një banke, e ka mashtruar në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në këtë institucion financiar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor ”Tiranë-Durrës”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi N. Q., me pasojë vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. E., 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. C. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe një shtetas që udhëtonte me të, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-ndaluan shtetasin në kërkim J. Dh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata, më datë 06.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-shpallën në kërkim shtetasen R. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi R. D., se ajo i ka marrë celularin, duke e mashtruar se do t’ia kthente të nesërmen. Punohet për kapjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Xh. H., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në hotelin e tij, në fshatin Karpen, Golem.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, pas ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 63 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ndotur mjedisin, duke djegur disa mbeturina, në vendin e quajtur “Shilore”.

Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga shtetasin K. D., 68 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Nga dënimi, shtetasit K. D. i ka mbetur për të vuajtur 1 muaj burgim.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 51 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh–Sotirë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. M.. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi E. K., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. A., 70 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin F. K., 49 vjeç, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”, pasi shfaqet në një video të publikuar në një portal, duke shtyrë fizikisht, nxënës të shkollës private që drejton, si dhe duke hedhur produktet ushqimore që nxënësit kishin blerë për t’i konsumuar;
-një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar;
-shtetasin I. S., 73 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar murin rrethues të pronës së një 54-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. T., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. S., 28 vjeç dhe N. S., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 29-vjeçar, në fshatin Gështenjas;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë shtyrë dhe goditur një të moshuar, në lagjen nr. 1, Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 22.04.2026, në spitalin e Korçës, është dërguar shtetasi A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, i cili dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar gishtin e dorës, gjatë punës me një pajisje, në subjektin për përpunimin e plastmasës, ku ishte i punësuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. S., 57 vjeç dhe O. H., 58 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Vijojnë goditjet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”.

Posedonte me qëllim shitjen, mbi 1000 fara Cannabisi, kapet në flagrancë duke i transportuar me automjet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi farash Cannabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:
-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Berat/Goditet një tjetër rast i vënies së lokaleve, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet pronari i lokalit në lagjen “Barrikadë”, ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular.

Sekuestrohen 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen “Barrikadë”, luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.