Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. D., 22 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi dje, në Golem, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin R. L., 28 vjeç, këmbësor, i cili po mer ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Xh., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin italian M. F., 53 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se ka mbajtur të mbyllur në një banesë me qira, në lagjen nr. 15, disa kafshë shtëpiake(këlyshë qeni), në kushte të papërshtatshme. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., pasi ka kryer punime ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompetente që kanë përcaktuar pezullimin e këtyre punimeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. H., 46 vjeç, banues në fshatin Bago, Kavajë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për rastet në vijim:
-në lagjen nr. 4, Kavajë, në berberhanën në pronësi të shtetasit E. B., dyshohet se është vjedhur një shumë parash;
-në Helmas, Kavajë, në marketin e shtetasit P. L., dyshohet se janë vjedhur disa steka me cigare;
-në banesën e shtetasit H. D., në Kavajë, dyshohet se është vjedhur një shumë parash.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kallëzoi shtetasi F. M., se është larguar nga banesa, gjyshja e tij, shtetasja F. M., 71 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në spital, një fëmijë 5 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht me ushqim të nxehtë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në lidhje me një postim në rrjete sociale, sipas të cilit në afërsi të një lokali në Librazhd është qëlluar me armë zjarri një kafshë (qen), bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë kryer veprimet e para hetimore. Deri më tani nuk janë konstatuar prova për një ngjarje të tillë dhe, nga deklarimet e marra nga disa persona, rezulton se ata nuk kanë dijeni për këtë rast. Ndërkohë vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, një 23-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohet se i kanë vjedhur portofolin, një 16-vjeçari.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e batimit aksidental të mjetit të punës (vinç) që drejtonte, është derdhur sasi vaji industrial që ka dëmtuar një sipërfaqe toke (pronë private) në fshatin Cerujë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. J., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 43-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. B., 42 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi është konstatuar nga një gazetar investigativ, duke transportuar me kamion, një sasi drush pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. L., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç (agjent shitjesh në një kompani elektroshtëpiakesh) dhe S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, (administrator i kompanisë). 33-vjeçari i ka shitur një shtetaseje në Korçë, nëpërmjet mashtrimit, një pajisje elektroshtëpiake. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi K. M., punonjës i subjektit, ishte i pasiguruar dhe i padeklaruar në organet tatimore. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të kompanisë, u gjetën pajisje të tjera elektroshtëpiake, pa dokumentacionin shoqërues, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. K., 65 vjeç dhe E. Xh., 60 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë prerë pemë, pa leje, në një sipërfaqe pyjore të fshatit. Pemët e prera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Maliq/Më datë 21.04.2026, në spitalin e Korçës, është dërguar nga familjarët, një 7-vjeçar, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq. Nga verifikimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve të tij, rezulton se i mituri ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar aksidentalisht duke luajtur. Aktualisht ai është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: S. L., 24 vjeç dhe S. L., 18 vjeç (vëllezër), M. V., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç, K. S., 18 vjeç, si dhe për 4 shtetas të mitur (tre prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç), të gjithë banues në Vlorë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen “Lef Sallata”, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 4 nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët morën ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kallëzuar shtetasi V. Th., banues në Delvinë, se shtetasi A. A. i ka pushtuar tokën në fshatin Gjashtë, Sarandë, nëpërmjet mashtrimit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasi H. Z., se shtetasi P. Z., me vetëgjyqësi, ka rrethuar tokën që ata kanë në bashkëpronësi, në Himarë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi I. N., 26 vjeç, banues në Vlorë, se dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur nga një automjet tjetër, i cili më pas ka përplasur edhe një automjet të parkuar. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. H., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases E. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. T..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasit L. Rr., 32 vjeç dhe D. Rr., 35 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 6 shtetasit janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 18-vjeçar pasi posedonte një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasin E. C., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 vunë në pranga shtetasin M. Gj., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu u konstatua se 29-vjeçari posedonte sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., pasi u kap duke hedhur inerte dhe dhera, në një sipërfaqe toke, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. M., 32 vjeç, pasi u kap duke hedhur lëndë piroteknike. Më tej, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 32-vjeçari ka goditur efektivët;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset Zh. M. dhe B. T., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. D..
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin B. T., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin H. H., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. T.. Si pasojë, është dëmtuar lehtë, shtetasi H. H., të cilit gjatë kontrollit iu gjet një mjet prerës që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-arrestuan shtetasin S. Ç., 39 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. Sh., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. I., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja B. K., 32 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Më datë 21.04.2026, kallëzuan shtetasit:
-Sh. S., se ishte kanosur nga shtetasi A. Gj. dhe nga 2 shtetas të tjerë të paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe/ose kapjen e të tre shtetasve të përfshirë në këtë rast, si dhe për sqarimin e rrethanave;
-Sh. M., se i kishin vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-O. T., 42 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-M. Z., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kuçovë, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Gj. S., 40 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K.(C)., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-B. P., 26 vjeç dhe P. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi kanë kallëzuar njëri tjetrin, për shqetësime dhe fyerje nëpërmjet celularit dhe rrjeteve sociale;
-I. H., 55 vjeç, sepse më datë 17.04.2026, në një lokal në lagjen “Qemal Stafa”, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar disa tavolina dhe karrige, si dhe ka prishur qetësinë publike, duke bërtitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja M. Q., 61 vjeçe, se shtetasi B. Gj., 42 vjeç, e shantazhon për një pjesë toke, të cilën ky shtetas e ka me certifikatë pronësie, por 61-vjeçarja pretendon se ai e ka përfituar duke falsifikuar dokumentet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i Lojërave”
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Zbulohen në Tiranë 4 raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.
Sekuestrohen 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Arrestohen 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë (pronarë, administratorë dhe/ose punonjës të ambienteve).
Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.
Gjatë operacionit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Konkretisht:
-u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati;
-u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi R. M., u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi E. N., 49 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç, pasi në një ambient në administrim të 32-vjeçarit, me punonjës shtetasin E. N., u gjetën 7 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi K. V., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. V., 60 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të këtij të fundit u gjetën tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. 22-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të prishë provat materiale.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. R., 63 vjeç, banues në fshatin Belesovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një fqinje të tij;
-E. Gj., 23 vjeç dhe M. G., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 27 vjeç, të cilit gjithashtu i kanë dëmtuar automjetin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 66 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 39 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Rastet”.
Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.
Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).
Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.
Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:
-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;
-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;
-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Final”.
Goditen disa grupe që shitnin lëndë narkotike.
Identifikohen 36 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 pjesëtarë të grupit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 16 të tjerëve.
5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 3 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-A. Sh., 31 vjeç; I. B., 66 vjeç; V. A., 29 vjeç; Xh. Gj(B)., 26 vjeç; J. I., 28 vjeç; E. O., 47 vjeç; A. Ç., 42 vjeç; A. G., 41 vjeç; K. N., 26 vjeç; A. C., 21 vjeç; S. D., 32 vjeç; E. M., 29 vjeç; E. H., 25 vjeç; E. I., 30 vjeç; G. H., 37 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C..
16 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
