Raporti i ngjarjeve, 21 prill 2026

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Reagim i Policisë së Shtetit

Duke marrë shkas nga një lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.

Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.

Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

Qarku Durrës

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17”, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit kinezë:
-X. L., 38 vjeç, banues në Kinë, pasi dyshohet se ka sjellë në qytetin e Durrësit, 4 shtetaset kineze të arrestuara gjatë këtij operacioni, për prostitucion, si dhe shtetasen kineze F. L., që gjithashtu ushtronte prostitucion në Durrës;
-F. L., 49 vjeçe, banuese në Kinë, për veprën penale “Prostitucioni”;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 2 shtetasve kinezë të proceduar, 3 celularë dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 21 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. L., 73 vjeç, banues në Kavajë, pasi në aksin “Durrës-Kavajë”, automjeti që drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera, me drejtues shtetasit R. K. dhe L. L. Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan shtetasit R. K. dhe Q. L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset:
-M. S., 19 vjeçe, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 16-vjeçare;
-P. Ç., 40 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., se 40 vjeçarja (nëna e 16-vjeçares) e ka kanosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. X., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 30 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, një 19-vjeçare, banuese në Lushnjë, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të presë damarët. Ajo mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.04.2026, për largimin nga banesa të një 13-vjeçari, bëjmë me dije se ky shtetas është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 16.04.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. T., banues në Shijak, bëjmë me dije se ky shtetas është kthyer në banesë dhe ka deklaruar se ishte larguar me vullnet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin që kishte marrë me qira, në Fier, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, klient në lokalin e shtetases B. M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasja B. M., kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 4 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë autmjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi N. M., i cili po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-E. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L., 33 vjeç. Si pasojë u dëmtuan lehtë të dy drejtuesit;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Y., 51 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas;
-A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. C., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-P. D., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas;
-F. S., 42 vjeç (shtetas turk), banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasit turq F. S. dhe E. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. V., 45 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin K. K., i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi ditën e djeshme, ka bërë njoftim të rremë në sallën operative;
-J. T., 27 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Shtetasi J. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri.

Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N., në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka thyer me gurë, xhamat e banesës së kushëririt të tij, shtetasit P. D., i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë administrator i një subjekti në fushën e tregtimit të lëndëve drusore, pasi në bulevardin “Rilindasit”, Korçë, u kap shtetasi Th. M., duke transportuar me automjet, për llogari të këtij subjekti, një sasi drush, pa dokumentacionin përkatës. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Th. M. nuk ishte regjistruar në organet kompetente, si punonjës i subjektit. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. S., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. L., pasi nëpërmjet llogarive false në rrjete sociale, dyshohet se ka përndjekur shtetasen M. M. Gjithashtu, dyshohet se në këto llogari ka postuar fotografi fyese për këtë shtetase;
-C. Z., pasi nëpërmjet llogarive false në rrjete sociale, dyshohet se ka përndjekur shtetasen V. C.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 të mitur, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin A. Ll.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. T., pasi dyshohet se bën njoftime të rreme, tek organet e rendit, për prishje të qetësisë publike, nga aktiviteti i një subjekti (lokal) në rrugën “Ali Visha”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin B. B., pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin E. H.;
-shtetasen E. A., pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me shtetasen F. F.;
-shtetasin A. D., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit E. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. F., 19 vjeç, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë, që të mos kryenin kontroll fizik ndaj tij. 19-vjeçarit iu gjet me vete, sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. S. dhe A. S., pasi në zonën “Don Bosko”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin B. D.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. M. dhe S. M., pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., pasi dyshohet se posedonte pa leje, fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-vunë në pranga shtetasin E. P., 23 vjeç, që u kap menjeherë pas vjedhjes së një shume parash, në një subjekt;
-arrestuan shtetasin P. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., pasi u kap duke hedhur sasi inertesh, në një sipërfaqe toke, dyshohet në kundërshtim me ligjin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. K., pasi ka kallëzuar shtetasi S. B., se kjo shtetase ka dhunuar djalin e tij të mitur, për motive të dobëta. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases V. X.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., pasi ka kallëzuar një klient në subjektin e tij (servis për automjete), se shtetasi K. K. e ka kanosur dhe nuk i ka riparuar automjetin, në afatin e dakordësuar. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit S. M., 40 vjeç dhe G. Xh., pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin G. I., 51 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dyshohet se i ka prerë rrugën, automjetit që drejtonte shtetasi K. M. Si pasojë, ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi K. M., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. Z., 58 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vendosur pa leje, inerte dhe goma automjetesh, në det, në Triport, me qëllim ndërtimin e një moli.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka prishur qetësinë publike duke bërtitur ndërkohë që mbante në dorë një armë lodër.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një objekt në pronësi të tij, në lagjen nr. 1, janë kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., pasi në tokën në pronësi të tij janë konstatuar punime ndërtimi, pa leje.

U referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi Th. K., 80 vjeç, banues në Sarandë, se më datë 19.04.2026, në mëngjes, në lagjen nr. 3, gjatë kohës që ecte, i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 55 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 57 vjeç dhe Gj. K., 62 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur secili një shtetas;
-ndaluan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Fushë Milot, shpallur në kërkim si autor i dyshuar i një rasti të djegies së gomave të automjeteve, në afërsi të urës së lumit Mat. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 47-vjeçarit, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Peshkopi–Maqellarë”, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin T. N., 65 vjeç, banues në Maqellarë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar automjetin e tij, gjatë tentativës për të kaluar nga rruga kryesore në rrugën dytësore të fshatit Pesjakë, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I.H.

Si pasojë e aksidentit, mbetën të dëmtuar shtetasi I.H. dhe shtetaset B.N., Sh.T., V.T., M.U., pasagjere në të dy automjetet, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve F. T., 52 vjeç; H. A., 32 vjeç; K.T., 69 vjeç; Sh. H., 58 vjeç; Z. A., 36 vjeç; A. A., 67 vjeç, Xh. P., 52 vjeç, banues në Klos, pasi, me veprime të vetëgjyqësisë, nuk kanë lejuar punonjësit e një shoqërie private të vijojnë punimet për ndërtimin e një HEC-i në fshatin Kurdari.

Po nga këto shërbime filloi procedimi penal për shtetasit:
S. H., 48 vjeç dhe P. H., 77 vjeç, banues në Klos, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
E. M., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Berat/Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”.

Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.

Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:
-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;
-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin A. N., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Q., 61 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, se 61-vjeçarja e pengon të hyjë në tokën që ai ka marrë me qira, në fshatin Reç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. J., 72 vjeç dhe M. J., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Kosmaç, pasi ka kallëzuar shtetasi Y. Ll., 62 vjeç, banues në fshatin Ashtë, se këta dy shtetas pushtuar një sipërfaqe toke në këtë fshat, të cilën 62-vjeçari e ka me certifikatë pronësie;
-B. T., banues në Laç, Vau i Dejës, pasi ka kallëzuar shtetasi N. K., se shtetasi B. T. i ka dëmtuar disa fidanë ulliri në tokën e tij.

Më datë 20.04.2026, ka kallëzuar shtetasi D. T., 51 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. T., 40 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.