Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla
Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, punonjësit e Policisë vijojnë zhvillimin e aktiviteteve informuese dhe sensibilizuese në shkollat e qarkut Dibër, me synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e fenomeneve negative.
Takimet janë zhvilluar me nxënës të shkollave 9-vjeçare “Haki Sharofi”, “Selim Alliu” dhe “Demir Gashi” në Dibër, si dhe “Ali Matra” dhe “31 Korriku” në Burrel, ku janë organizuar sesione bashkëbisedimi dhe ndërgjegjësimi.
Gjatë këtyre aktiviteteve u trajtuan tema si: • Parandalimi i dhunës dhe bullizmit ✋
• Siguria në internet dhe përdorimi i rrjeteve sociale
• Rreziqet nga substancat që krijojnë varësi
• Ndikimi i këtyre fenomeneve në familje, shkollë dhe shoqëri
• Pasojat ligjore të veprimeve të kundërligjshme ⚖️
Nxënësit morën pjesë në diskutime, duke u informuar mbi rëndësinë e sjelljeve të shëndetshme dhe respektimit të rregullave për një mjedis të sigurt.
Aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me institucionet arsimore.
#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopBullizmit
#ShkollaTëSigurta
#PoliciaEShtetit

