Elbasan/Zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare, me fokus sigurinë rrugore

Elbasan

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, vijon zbatimi i programit “Siguria e të rinjve”, nëpërmjet të cilit u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare, me fokus sigurinë rrugore.

‍♀️‍♂️ Ndihmësspecialistja për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla, së bashku me punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me stafin e shkollave dhe shërbimin psikosocial, zhvilluan sesione informuese dhe ushtrime praktike në terren, mbi rregullat e qarkullimit rrugor, mënyrën e sjelljes në rrugë dhe rreziqet që vijnë nga mosrespektimi i tyre.

Përmes shembujve konkretë dhe materialeve vizuale, u theksua rëndësia e kujdesit dhe përgjegjësisë në rrugë, si për këmbësorët ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të saj.

Nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, duke treguar interes dhe ndërgjegjësim për sigurinë e tyre.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SiguriaRrugore