Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin E. H., pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka kanosur shtetasin Y. C., nëpërmjet disa llogarive false në rrjete sociale. Punohet për kapjen e shtetasit E. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare:
-në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Dh. Xh, 52 vjeç, të dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Q. dhe A. S., pasi dyshohet se një punonjës në subjektin e tyre, nuk e kanë deklaruar dhe nuk e kanë paguar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., B. M., A. D., A. B., K. L. dhe E. K., për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin B. H., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie, si dhe se ka kanosur një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. R. dhe E. R., pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, fqinjin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. M. dhe E. D., pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasit I. D. dhe A. A., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-4 të mitur, pasi dyshohet se kanë vjedhur pajisje dhe shumë të vogël parash, në një subjekt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. K., pasi u kap duke hedhur inerte, në kundërshtim me ligjin, në një sipërfaqe toke (publike);
-A. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, shtetasit A. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 vunë në pranga shtetasin G. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka dalë jashtë banese, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
-I. F., 47 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. Xh., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-G. B., 51 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. S.. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjere në automjetin që drejtonte ky i fundit, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin F. I., 64 vjeç, pasi te bulevardi “Nënë Tereza”, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një këmbësor 19 vjeç dhe më pas, ka goditur 2 automjete të parkuara. Si pasojë, 19-vjeçari është dëmtuar lehtë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, dhe si pasojë është rrëzuar. Shtetasi E. Z. është aktualisht në kujdesin e mjekëve.
Më datë 14.04.2026:
-shtetasit A. M. dhe F. S. kallëzuan se ishin publikuar në 2 portale, përkatësisht fotografi dhe materiale për subjektin në pronësi, me qëllim prishjen e imazhit;
-u gjet në hyrjen e pallatit ku banonte, trupi i pajetë i shtetasit E. H., 44 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi G. B., 62 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në banesën e tij. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të të trija rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për përcaktimin e shkaqeve të rënies dhe të përhapjes së zjarrit, dje, në një kompleks banimi te Rruga e Dibrës, arrestuan shtetasit:
-A. C., 54 vjeç, administratori i kompleksit të pallateve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-R. S., 54 vjeçe, menaxherja e marketit në katin e parë të kompleksit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-E. A., 66 vjeç, inxhinier drejtues i punimeve për ndërtimin e këtij kompleksi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-A. F., 46 vjeç, administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Gjithashtu, nisi hetimi penal për shtetaset S. A. dhe E. M., punonjëse në market, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, si dhe për shtetasit A. L., 48 vjeç, pronari i kompleksit të pallateve, dhe Sh. B., 41 vjeç, i kontraktuari për ndërtimin e kompleksit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në ambientin e pasmë të marketit që menaxhonte shtetasja R. S., në rrethana të paqarta ka rënë zjarr në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina, ku kjo shtetase nuk kishte marrë masa për heqjen e tyre.
Gjithashtu, shtetasi A. C., administrator i kompleksit të banimit, dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.
Nga flakët u dëmtuan 11 shtetas (punonjës të DPMZSh-së dhe banore të pallatit), të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën në vendngjarje, për të përcaktuar dëmin material total të shkaktuar nga zjarri.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve përgjegjës për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, inxhinier teknik i një firme, pasi në rrugën nacionale “Lukovë-Shën Vasil”, janë montuar pa leje, nga kjo firmë, shtylla hekuri për mbajtjen e kabllove të internetit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 66 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 12.04.2026, në plazhin e Jalës, në vendin e quajtur “Gjiri i Akuariumit”, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një objekt (beach-bar) në pronësi të shtetasit G. N., 27 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi:
-mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit D. P. Nga flakët janë djegur pjesërisht ky automjet dhe një automjet tjetër i parkuar;
-sot, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, në Sarandë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit A. P. Nga flakët janë shkaktuar dëme materiale.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të këtyre 3 rasteve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:15, në fshatin Kallaratë, Himarë është gjetur i vetëvarur në një pemë, pranë banesës së tij, shtetasi V. K., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. H.. Si pasojë, të dy shtetasit janë dëmtuar. Ata janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrëzikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kishte punësuar në kundërshtim me ligjin, një shtetas, për të kryer punime ndërtimi pa leje, në subjektin e tij (lavazh).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me shpullë, një 23-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialiatët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q., 26 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin K. N., 58 vjeç, banues në Patos, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, në rrjete sociale, si dhe ka postuar foto të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
–
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në Patos, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi L. M., 87 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 2, Korçë, bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 18 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, banues në Korçë (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç).
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shtetasi A. P. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një send i fortë (dru) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Mborje”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. M., 56 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht një 70-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. F., banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë
Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar, dhe i përplasi qëllimisht automjetin, arrestohet 22-vjeçari.
Gjithashtu, i arrestuari dhe shtetas të tjerë, ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në lagjen “Bathore”, ndërmjet disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan në vendngjarje, për të identifikuar shtetasit përgjegjës dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. E., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç.
Gjithashtu, 22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e shtetasit B. J., ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte.
Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari, si dhe vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar “Strike”, si rezultat i administrimit dhe ndjekjes së menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi.
Kanosën një 30-vjeçar, që t’iu jepte 30 000 euro, dhe i morën automjetin atij, falë veprimeve të shpejta të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen automjeti i të arrestuarve dhe automjeti që ata i morën 30-vjeçarit.
Pas kallëzimit nga një 30-vjeçar, se dje, në një lokal, e kishin kanosur për t’i marrë një shumë parash, 3 shtetas, të cilët dyshohet se kishin armë zjarri me vete, dhe më pas i kishin marrë automjetin, deri në dhënien e parave të kërkuara menjëherë është ngritur një grup i posçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera, si administrimi i provave dhe kryerja e veprimeve hetimore me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Seksionit Operacional, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:
-A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMW” dhe janë larguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 74 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
-shpallën në kërkim shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.04.2026, në sheshin “Prek Cali”, duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. K., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së xhaxhait të tij dhe nënës së saj;
-G. I., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 52-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. C., 19 vjeç, S. B., 21 vjeç dhe për 3 shtetas të mitur 17 vjeç, të pestë banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit K. J., 20 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, të dy banues në Këlcyrë. Gjithashtu, shtetasi M. C. dyshohet se i ka thyer xhamin e automjetit, shtetasit M. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Lezhë
Shërbimet e këtij Komisariati referuan materialet në Prokurori:
-dhe shpallën në kërkim shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se nuk ka kthyer automjetin që ka marrë me qira. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit, dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-për vlerësim të kallëzimit të drejtoreshës së shkollës së mesme në fshatin Shënkoll, se kishte konstatuar të dëmtuar, derën e palestrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Same”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.
✅Shiste Kokainë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
✅Iu gjet në banesë, lëndë narkotike Cannabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës, vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte njëri prej tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, goditën 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestuan shtetasit:
– A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.
-Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
-Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e Tiranës/Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që vjedhin pronën/pasurinë e qytetarëve.
Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”.
Monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende, identifikohet dhe kapet 38-vjeçari.
Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti.
Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë
Ndotën mjedisin, duke djegur sasi të madhe kabllosh, telash dhe gomash, në afërsi të lumit Mat, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 furgonët me të cilët ishin transportuar mjetet dhe sasi të tyre.
Menjëherë pas njoftimit për ndotje të mjedisit, në fshatin Pllanë, në afërsi të lumit Mat, si pasojë e djegies së sasive të konsiderueshme kabllosh, telash elektrikë dhe gomash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, autorët e rastit, shtetasit E. M., 27 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të dy banues në Milot, u kapën në flagrancë duke djegur këto mjete, dhe për ta, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Lezhës apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, si dhe të njoftojnë menjëherë çdo rast të tillë të konstatuar, çdo ndotje të mjedisit dhe dëmtim të shëndetit, si dhe çdo paligjshmëri tjetër që hasin.
Mat / Finalizohet operacioni policor i koduar “Limiti”.
Vodhën një biznes në fshatin Batër, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, ndërsa shpallet në kërkim një tjetër.
Gjatë operacionit u gjet dhe u sekuestrua një sasi malli e kallëzuar si e vjedhur, një automjet i përdorur në ngjarje, 1 aparat celular, 1 bajonetë metalike, 1 dorezë metalike, si dhe veshjet e autorëve që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas njoftimit për një rast vjedhjeje në një biznes në fshatin Batër, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë reagimit të menjëhershëm, në kuadër të operacionit policor “Limiti”, u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
• M.H., 30 vjeç;
• Y.P., 31 vjeç, banues në Burrel, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K.N., 23 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi mallrash në një subjekt tregtar.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
