Durrës
Shkon në 13 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.
Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë.
Procedohen penalisht 2 drejtuesit e mjeteve, të cilët ofruan para, për të shmangur masën administrative.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë së Durrësit, në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, i bënë shenjë ndalimi, kamionit me drejtues shtetasin D. R., pasi e konstatuan duke përdorur celularin.
Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i kamionit iu ka ofruar atyre, 25 euro, me qëllim shmangien e procedurave ligjore për shkeljen e kryer.
Gjithashtu, në Spitallë, shërbimet e Policisë ndaluan kamionin me drejtues shtetasin K. T., pasi e konstatuan duke përdorur celularin. Për të shmangur procedurat ligjore, ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. R., 39 vjeç, banues në Serbi dhe K. T., 60 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Episodet”.
Zbardhen 3 vjedhje në subjekte në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Identifikohet dhe arrestohet autori i tyre, shtetas me precedent në këtë fushë.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet që administronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vu në pranga autori i tri prej këtyre rasteve, shtetasi R. H., 26 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari, më datat 10.02.2026, 05.03.2026 dhe 09.04.2026, ka vjedhur produkte në 3 subjekte (markete dhe tabakino), në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 26-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
✅Ekstradohet nga Gjermania, një 27-vjeçar që duke shpërdoruar detyrën si punonjës i PKK Port, Durrës, mori 3000 euro, për të lejuar një shtetas të kalonte kufirin, ilegalisht.
✅Ekstradohet nga Italia, një 42-vjeçar që kanosi dhe goditi 2 shtetas, me armë zjarri.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Gjermani dhe Itali, nëpërmjet Interpol Wiesbaden dhe Interpol Romës, gjatë 2 fazave të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:
-N. B., 27 vjeç, i lindur në Durrës, i cili u kap nga Policia gjermane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. GjKKO-ja, në vitin 2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet se ka shpërdoruar detyrën “Inspektor” në Policinë Kufitare në portin e Durrësit, duke marrë në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, 3000 euro, për të lejuar një shtetas që të kalonte kufirin, me parregullsi;
-E. V., 42 vjeç, i lindur në Tiranë, i cili u kap nga Policia italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, pasi në vitin 2014, ka kanosur në rrugë, me armë zjarri, 2 shtetas, të cilët gjithashtu i ka dëmtuar, duke i goditur me këtë send. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit dhe 20 ditë burgim.
DVP Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Produkti”.
Kanosën për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen etiketa dhe stampa për produkte ushqimore, si dhe bllokohet aktiviteti i kundërligjshëm.
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Produkti”.
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
- B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 (tetë) produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 (tre) aparate celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale:
“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
- N. N., 60 vjeç dhe F. B., 67 vjeçe, banues në Laç, Kurbin, pasi për motive pronësie kanë zaptuar dhe kanë tentuar të punojnë një tokë në pronësi të një shtetasi 62-vjeçar.
- S. R., 23 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos iu dorëzuar dokumentacionin e automjetit që drejtonte gjatë kryerjes së detyrës, si dhe është larguar me vrap nga vendngjarja, ku më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë.
Gjithashtu, është referuar për vlerësim një rast, pasi në ambientet e shkollës, gjatë orës së edukimit fizik, shtetasi F. M., 18 vjeç, banues në Laç, Kurbin, është rrëzuar aksidentalisht, duke marrë dëmtime të lehta. 18-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Gramsh/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegtari”.
Vodhi një shumë parash në një dyqan, në Gramsh identifikohet dhe arrestohet, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shkodër, 53-vjeçari.
53-vjeçari me precedent penal për vjedhje.
Gjithashtu, i arrestuari autor i një tjetër vjedhjeje të një shume parash në një market në Prrenjas.
Sekuestrohet automjeti që dyshohet se ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtari”.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e Policisë Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- M., 53 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se më datë 09.04.2026, rreth orës 11:55, ka vjedhur një shumë parash prej 125 000 lekësh të rinj, brenda dyqanit të shtetasit L. D.
Në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Librazhd, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur më datë 21.12.2025, ku ka vjedhur portofolin me një shumë parash të shtetases H. K., 61 vjeçe, brenda një marketi në qytetin e Prrenjasit.
Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”, që dyshohet se është përdorur nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet, pasi u konstatua në aksin rrugor “Lekël–Çarçovë”, duke drejtuar automjetin në efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme është paraqitur shtetasja B. K., 42 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila kallëzon se është përndjekur dhe fyer nëpërmjet mesazheve në rrjetin social “Instagram”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve Z. T., 59 vjeç, A. Z., 57 vjeç, G. B., 52 vjeç dhe G. N., 52 vjeç, punonjës të një kompanie për nxjerrjen e naftës. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e një linje të dëmtuar të tubacionit të nxjerrjes së naftës, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumit Vjosa.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•A. Q., 47 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, shtetases E. Q., 41 vjeçe, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases A. M., dhe vajzës së saj të mitur;
•A. B., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte 2 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. I., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja, e cila pretendon se më datë 09.04.2026, në dyqanin e saj të rrobave në lagjen “1 Maji”, është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.
-J. A., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në hyrje të një lokali në pronësi të saj, në lagjen “Uji i Ftohtë”, janë konstatuar punime pa leje nga organet kompetente.
Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 06.04.2026 i ka marrë me vetëgjyqësi ortakut të tij vaska peshku në zonën e Karaburunit.
Më datë 10.04.2026, rreth orëve të mbrëmjes, në lagjen “Karadakë”, Nivicë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit S. S., 59 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Tropojë
Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Picalla”.
Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.
Sekuestrohen 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë vihet në pranga një 66-vjeçare, nënë e bir.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.
Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mountain”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Krujë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A.
Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi, po nga Gjykata e Tiranës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. O., 27 vjeç dhe R. O., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas dje në fshatin Blacë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur fizikisht shtetasit Q. M., dhe nipin e tij shtetasin K. D. Po punohet për kapjen e shtetasit Xh. O.
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E. F., 44 vjeç dhe E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Këta shtetas janë akomoduar dhe kanë marrë shërbim, në një hotel në qytetin e Pogradecit dhe më pas janë larguar pa kryer pagesën.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. P., banuese në Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Kontrolle intensive për lirimin e hapësirave publike.
Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Vlorë dhe Policinë Bashkiake, ka ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit, me fokus zënien e hapësirave publike në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 2 subjekte, të cilat parkonin automjete në hapësira publike, me qëllim shitjen apo dhënien me qira, pa lejen përkatëse nga Bashkia Vlorë.
Ndaj shtetasve Xh. A., 38 vjeç dhe Xh. Gj., 28 vjeç, të dy banues në Vlorë, janë kryer veprimet procedurale për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Materialet janë referuar në Prokurori dhe shtetasit po ndiqen në gjendje të lirë.
Paralelisht, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 180 masa administrative:
• 172 masa për shkelje të neneve për “Parkim i gabuar”;
• 8 masa për shkelje të nenit “Zënia e sipërfaqes rrugore”.
Policia e Vlorës vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike dhe garantimin e rendit për qytetarët.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. U., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e IMT Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Gj., 52 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar një shtetase se 52 vjeçari ishte futur pa pëlqimin e saj në oborrin e banesës.
-A. R., 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi kallëzon shtetasja B. H., se në tokën e saj të ndodhur në fshatin “Spille”, 51-vjeçari i ka vendosur një lokal prej druri, pa miratimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasin kosovar Sh. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit A. L., me qëllim arredimin e shtëpisë dhe nuk e ka përmbushur këtë detyrim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale pasi shtetasi M. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lalëz, pasi në banesën e tij, duke prerë dërrasa aksidentalisht ka dëmtuar dorën. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. Z., 24 vjeç dhe E. T., 43 vjeç, të dy banues në fshatin “Perlat”, pasi shtetasi V. Z., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në aksident me motomjetin që drejtonte shtetasi E. T., i pa pajisur me leje drejtimi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan kapën shtetasin në kërkim F. G., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, pasi dyshohet se ky shtetas ushtron aktivitet tregtar në fushën e prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Partizani”, shtetasi P. Rr., 61 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka parkuar automjetin e tij, në momentin që ka hapur derën e shoferit, ka përplasur shtetasen R. Ç., 67 vjeçe, e cila po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasja R. Ç., e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. V., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka debatuar me punonjësit dhe ka dëmtuar disa pajisje elektronike në zyrat e OSHEE-së.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje:
-në lagjen “Manush Alimani”, shtetasi A. Rr., 75 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për vdekje natyrale;
-në Spitalin Rajonal Shkodër, ka humbur jetën shtetasi D. Zh., 87 vjeç, pasi dyshohet se, në banesën ku jetonte vetëm dhe vuante nga një kompleks sëmundjesh, ka konsumuar mbidozë ilaçesh dhe është vetëhelmuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje:
-shtetasja F. N., 50 vjeçe, banuese në fshatin Shelqet, pretendon se fqinji i saj, shtetasi L. N., 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet, i ka shtyrë kufijtë e tokës, duke i marrë një sipërfaqe toke, për të cilën nuk ka dokument pronësie;
-ka bërë kallëzim shtetasja M. T. (B)., 24 vjeçe, banuese në Vau të Dejës, pasi pretendon se ka konflikte me ish-bashkëshortin e saj, shtetasin J. T., 30 vjeç, banues në Vau të Dejës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-N. N., 60 vjeç dhe F. B., 67 vjeçe, banues në Laç, Kurbin, pasi për motive pronësie kanë zaptuar dhe kanë tentuar të punojnë një tokë në pronësi të një shtetasi 62-vjeçar.
-S. R., 23 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke mos iu dorëzuar dokumentacionin e automjetit që drejtonte gjatë kryerjes së detyrës, si dhe është larguar me vrap nga vendngjarja, ku më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë.
Gjithashtu, është referuar për vlerësim një rast, pasi shtetasi F. M., 18 vjeç, banues në Laç, Kurbin, gjatë orës së edukimit fizik, në një shkollë të mesme, është rrëzuar aksidentalisht, duke marrë dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet, pasi u konstatua në aksin rrugor “Lekël–Çarçovë”, duke drejtuar automjetin në efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme është paraqitur shtetasja B. K., 42 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila kallëzon se është përndjekur dhe fyer nëpërmjet mesazheve në rrjetin social “Instagram”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor të koduar “Safe”.
Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përfshirjen e masivit pyjor të parkut, arrestohet 62-vjeçari.
Pas njoftimit të marrë se në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas rastit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. I., 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 19 vjeç dhe E. S., 30 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në rrjetet sociale, i kanë marrë një shumë lekësh një shtetasi 56-vjeçar.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 20-vjeçar, banues në Berat, i cili pretendon se në rrjetin social “Instagram” i është hapur një adresë në emrin e tij dhe janë publikuar foto të tij. Po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. R., 27 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas 32-vjeçar, duke i marrë një shumë lekësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasja E. S., 40 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase ka kallëzuar se gjatë punimeve të kryera në muajin nëntor 2025 në rrugën “Muzakaj–Kala”, nga subjekti që po kryente punimet nuk janë marrë masat mbrojtëse për kalimtarët dhe si pasojë vëllai i saj shtetasi E. B, 38 vjeç, më datë 15.11.2025 duke kaluar në këtë rrugë dyshohet se është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Berat, kanë nisur hetimet për zbardhjen rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. O., banues në Kuçovë, pasi gjatë djegies së mbeturinave në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të tij dhe të shtetasve të tjerë.
Informacion paraprak/Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. I., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja, e cila pretendon se më datë 09.04.2026, në dyqanin e saj të rrobave në lagjen “1 Maji”, është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij.
-J. A., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në hyrje të një lokali në pronësi të saj, në lagjen “Uji i Ftohtë”, janë konstatuar punime pa leje nga organet kompetente.
Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 06.04.2026 i ka marrë me vetëgjyqësi ortakut të tij vaska peshku në zonën e Karaburunit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të shtetasit S. S., 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se në banesën e tij në Karadak, Nivicë, është tentuar të vidhet banesa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:10, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, një automjet me drejtues shtetasin V. K., 71 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. Sh., 18 vjeçe, N. Sh., 41 vjeçe, D. K., 68 vjeçe dhe një 12-vjeçar. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kontrolleve të shumta me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
- arrestuan shtetasit G. R., 35 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, iu gjetën sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
- arrestuan shtetasin K. P., 22 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T. dhe M. S., pasi u konstatuan duke vendosur baste sportive me celularë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi L. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasen E. H., 39 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash, me pretekstin se do t’ua dyfishonte ato, duke i mashtruar me justifikime të ndryshme dhe duke mos ua kthyer paratë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin K. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. Sh. dhe E. S., pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka kanosur shtetasin D. Sh., i cili më pas ka dëmtuar automjetin e shtetasit E. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
- arrestuan shtetasin B. I., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. C., L. M. dhe E. Z., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi A. C. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për t’u shoqëruar;
- shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
- arrestuan shtetasit A. Gj., 46 vjeç dhe A. Gj., 42 vjeç (vëllezër), si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj. (bashkëshortja e 46-vjeçarit), pasi në bashkëpunim me gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, u zbulua një skemë mashtrimi, ku këta shtetas kërkonin shuma monetare në këmbim të fejesës së vajzave të tyre. Shtetasja E. Gj. dyshohet se ka kanosur gazetaren e këtij emisioni, shtetasen J. D. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, 2 shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M. dhe A. M., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas kanë goditur me sende të forta shtetasin K. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. K., 60 vjeç, pasi në fshatin Marikaj, në një objekt në pronësi të tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
- arrestuan shtetasin F. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. S. dhe E. Sh., pasi shtetasi L. S. ka ndaluar automjetin dhe pasagjeri V. P. ka hapur derën pa u siguruar, duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. Sh. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. K., pasi ka hapur derën e automjetit pa u siguruar, duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 10.04.2026:
- shtetasi A. Gj. kallëzoi se i kanë publikuar një foto në një rrjet social. Autori është identifikuar dhe punohet për shoqërimin e tij;
- shtetasja V. A. kallëzoi se i kanë publikuar një foto në një rrjet social. Autori është identifikuar dhe punohet për shoqërimin e tij;
- shtetasja K. K. kallëzoi se nga një profil i panjohur në rrjetet sociale i janë bërë komente fyese dhe denigruese. Autori është identifikuar dhe punohet për shoqërimin e tij;
- shtetasja E. B. kallëzoi se i është hapur një profil fals me fotografitë e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
- shtetasi P. S. kallëzoi se i kanë vjedhur sende me vlerë në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
- shtetasi K. Sh. kallëzoi se i kanë vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
- në afërsi të Vorës, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet faza e 90-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
I dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 51-vjeçari.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Itali, organizuan dhe finalizuan fazën e 90-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Në kuadër të kësaj faze, në Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Ylli Misku, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Vlorë/Goditet një tjetër rast i posedimit të lëndëve narkotike.
Shpërndanin kokainë dhe kanabis te adoleshentët, vihet në pranga një 17-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 doza kokainë dhe një sasi kanabisi.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara për dy adoleshentë që mund të shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore dhe në disa zona të qytetit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, u ndaluan dhe u kontrolluan fizikisht dy adoleshentë që ishin të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit ndaj shtetasit 17-vjeçar, në çantën e tij (marsup) dhe në mbajtësen e kufjeve, u gjetën 10 doza të mbështjella me qese plastike, të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa në xhep iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kanabis, e mbështjellë me letër alumini.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin D. M., si dhe proceduan në gjendje të lirë 16-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Durrës/Finalizohet Operacioni policor i koduar “Shije e hidhur”.
Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët
Gjatë operacionit u godit rrjeti që prodhonte dhe shpërndante drogë në formë karamelesh pranë shkollave.
Vihen në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen dhjetëra paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, xhelatine në formë karameleje, përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike dhe lëndë narkotike kanabis.
Në përmbushje të një prej prioriteteve e kryesore , atë të sigurisë së jetës dhe shëndetit të nxënësve në shkolla, duke parandaluar dhe goditur fenomenet negative me fokus lëndët narkotike, bazuar dhe në informacionet siguruara në rrugë operative, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Shije e hidhur”.
Gjatë operacionit është zbuluar një bazë e përpunimit të drogave sintetike si dhe është goditur grupi që prodhonte dhe shpërndante drogën sintetike pranë shkollave të mesme.
Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë dy vëllezër , konkretisht shtetasit L. L., 20 vjeç dhe R. L, 25 vjeç, të dy lindur në Kavajë dhe banues në Tiranë.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh. L, 20 vjeç, banues në Tiranë, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përgatitur kushtet për përpunimin e lëndëve narkotike, duke arritur të prodhonin lëndë narkotike sintetike në formë xhelatine (“karamele”). Secili nga shtetasit kujdesej për krijimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm, konkretisht për prodhimin, transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike, kryesisht te moshat adoleshente.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit L. L., pranë bllokut të shkollave, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 paketime me lëndë narkotike të përpunuar në formë karameleje, me peshë 650 gramë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, xhelatine në formë karameleje; lëndë narkotike kanabis; 550 gramë material sintetik i gatshëm për prodhimin e karameleve sintetike me lëndë narkotike; një peshore elektronike; kallëpe plastike si ato që përdoren për dhënien e formës së karameleve; si dhe përbërës të ndryshëm që shërbejnë për prodhimin e karameleve me lëndë narkotike sintetike.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore procedurale do të referohen pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti në pronësi të tij ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zvicra, si mjet i vjedhur. Në vijim të veprimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe sekuestrimi i automjetit tip “Porsche”, i cili ishte në përdorim nga shtetasi G. L..
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., 39 vjeç, A. H., 75 vjeç, P. H., 38 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, banues në fshatin “Arapaj” dhe Durrës, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke u goditur me grushte dhe sende të forta.
-E. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte shkaktonte zhurma me anë të marmitës. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-U kap shtetasi në kërkim policor S. H., 41 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Pas veprimeve procedurale u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 29 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi kanë vjedhur materiale ndërtimi në një kompleks në Golem. Materialet e ndërtimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi në pronën e tij është konstatuar duke kryer gërmime dheu me ekskavator, pa lejen përkatëse.
-Sh. Z., 51 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
-Gjithashtu, kallëzon shtetasi Z. L. se në lavazhin e tij, të ndodhur në Kavajë, persona të panjohur e kanë goditur me grushte dhe shkelma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. H., 28 vjeç, dhe A. H., 20 vjeç, të dy banues në Drenas, Kosovë, pasi gjatë kontrollit në banesën në përdorim, shërbimet e Policisë u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe dy mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë kundërshtuar dhe janë konfliktuar fizikisht me punonjësit e policisë;
-A. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me urdhrin e gjykatës”.
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. J, dhe B. M., pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike të banorëve të tjerë të pallatit ku banonin me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Sh., 72 vjeç, Rr. Sh., 62 vjeç, dhe F. Sh., 47 vjeç, të tre banues në fshatin Reç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasen M. Q., 61 vjeçe, banuese në fshatin Reç, në lidhje me një konflikt për një rrugë kalimi dhe një kanal kullues në këtë fshat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. H., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. Sh.;
-J. G., pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin L. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. V., K. V. dhe M. V., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 punojnë për shoqërimin e shtetasit I. Gj., pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi municioni (fishekë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin Gj. B., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin B. M., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. K., pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 11.04.2026:
-në autostradën “Durrës–Tiranë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren Sh. V., 46 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit;
-në Rrugën e Elbasanit, në një banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. T., 59 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë dje, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Blacë, Pogradec, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Xh. O., dhe R. O., (të arrestuar kur ka ndodhur ngjarja) u konfliktuan fizikisht me dy shtetas të tjerë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Plasë, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen B. M., 39 vjeçe, banuese në Korçë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi E. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe kanë shkuar për kontroll në spital shtetasja B. M., dhe pasagjeri në automjetin e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. M., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Llaman”, në aksin rrugor Himarë–Borsh, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. K., është transportuar në Spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.
-K. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Nartë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
-G. X., 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 8-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Shtetasi D. A. ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur gjithashtu edhe 2 automjete të parkuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Th. K., 68 vjeç, Xh. K., 69 vjeç dhe M. Th., 46 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi më datë 11.04.2026 kanë ndezur zjarr për pastrimin e tokës në pronësi të shtetasit M. Th., duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 72 vjeç, banues në Lefterhor, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. S., 45 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja L. A., e cila pretendon se më datë 10.04.2026, ky shtetas e ka ofenduar dhe kanosur në biznesin e saj në lagjen nr. 2, Sarandë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal edhe për shtetasit I. Ç., 40 vjeç, banues në Sarandë dhe L. T., 37 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, të cilët gjatë konfliktit kanë ndërhyrë në mbrojtje të shtetases L. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit T. S.
Ditën e djeshme, rreth orëve të pasdites, nga shërbimi i urgjencës së Spitalit të Sarandës është konstatuar pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi L. H., 53 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
- E. M., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj xhaxhait të tij.
• K. M., 39 vjeç, banues në fshatin Kolajakë, Lezhë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës.
• P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Pas shoqërimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, në konsultim me prokurorin, 23-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi një shtetase 77 vjeçe, në qytetin e Lezhës, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëhidhet nga ballkoni i banesës së saj. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur parandalimi i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan 2 materiale në Prokurori për vlerësim, konkretisht:
Në banesën e shtetasit L. T., 50 vjeç, në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, si pasojë e një shkëndije elektrike në katin e parë të banesës, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti po trajtohet si ngjarje aksidentale.
Në banesën e shtetasit P. G., 27 vjeç, në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e aspiratorit të kuzhinës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit “Vllaznia – Teuta”, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5, dhe më pas i kanë hedhur në ambientet e brendshme të fushës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi, u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. C., 26 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe brenda automjetit iu gjet një stemë policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore Milot–Morinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi, duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë. Si pasojë e aksidentit, 48-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe, pas mjekimit në spital, është larguar në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku shpallën në kërkim shtetasin B. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një restorant në Shëngjin ka vjedhur një çantë me sende personale të një 25-vjeçareje.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
* M. Ll., 44 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 54-vjeçar, i cili pretendon se i ka vjedhur disa sende nga një varr familjar.
* M. M., 49 vjeç dhe B. Gj., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi shtetasi M. M. ka rrethuar me rrjetë teli dhe tuba metalikë një sipërfaqe toke pa dokumentacionin përkatës, ndërsa shtetasi B. Gj., duke pretenduar se prona është në pronësi të tij, por pa dokumentacion përkatës, ka dëmtuar këtë rrethim.
Është referuar gjithashtu material për vlerësim, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. N., 55 vjeç, i cili është dëmtuar duke prerë barin në banesën e tij dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. K., 47 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi është konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Zmesë”, në Rrëshen, duke drejtuar automjetin me të cilin transportonte qymyr druri pa lejen përkatëse. Sasia e qymyrit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet për vlerësim, pasi në fshatin Kuzhnen, Mirditë, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe toke brenda varrezave të fshatit, ku shkak i dyshuar janë qirinjtë e ndezur.
Lezhë/Më datë 12.04.2026, shtetasi P. R., 65 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Durrës, i cili ka debatuar me fjalë dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. P., 56 vjeç, A. T., 32 vjeç dhe J. B., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, janë konstatuar duke shkatërruar dhe ndryshuar trotuarin pa leje nga organet përkatëse.
-K. E., 44 vjeç dhe O. Ç., 39 vjeçe, pasi kallëzon shtetasja S. J., se në pronën e saj të ndodhur në lagjen nr. 13, kanë ndërtuar një stendë druri pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në fshatin “Vadardhë”, i cili pas një konflikti të çastit ka goditur me grushte një 32-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. G., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”;
-A. Rr., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka goditur me grushte një 51-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.
Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit:
-u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin R. T., pasi ka kanosur shtetasin J. Z, për motive të dobëta;
-2 të mitur pasi kanë goditur për motive të dobëta një shtetas të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit e Policisë për tu identifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin T. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M, pasi nëpërmjet mashtrimit nuk i ka shlyer një shumë parash që i detyrohet shtetasit B. K.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 42 vjeç, pasi tek bulevardi “Nënë Tereza”, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte duke u përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. T dhe më pas me fasadën e një subjekti. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, 42-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit;
-arrestuan shtetasin A. D., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me skuterin elektrik që drejtohej nga një shtetas i mitur. Si pasojë është dëmtuar i mituri i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. M., 48 vjeçe, banuese në Egjipt, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Lin, duke drejtuar një mjet tip kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi L .C., 35 vjeç, banues në Cerrik, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në rrugën “Hoçisht-Gracë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga automjeti ka marrë flakë, ndërsa drejtuesi A. B., dhe dy pasagjerët në këtë automjet, kanë marrë lëndime të lehta, të cilët pasi morën ndihmë në spital, u larguan në banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Z., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me grusht, një 40-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. T., 37 vjeç dhe E. N., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti në ambientet e një lokali, kanë goditur me grushte një 21-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. R., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 40-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta 4 shtetas, të cilët u shoqëruan në Komisariat, ku u kryhen veprimet procedurale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, si dhe bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. B., 57 vjeç dhe I. B., 29 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë janë konfliktuar me shtetasin T. B., 36 vjeç, banues në fshatin Brataj;
-I. P., 84 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar se në banesën e tij, në lagjen nr. 4, ka ndërtuar një tendë pa leje nga organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në gjendje të dehur është futur në oborrin e banesës së një shtetaseje;
• M. T., 41 vjeç, pasi kryente punime pa leje.
Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, pasi në fshatin Radostinë-Fasko është djegur një sipërfaqe toke. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
• Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 40 vjeç, banues në Tepelenë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas;
• Kapën shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 40 vjeç, banues në Dimal, i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një vegle muzikore. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë;
• Shpallën në kërkim shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli është konfliktuar, ka thyer xhamin e dritares së një dhome zhveshjeje, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
—
Fier / Informacion paraprak
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Hani i Hotit
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, duke nisur nga ora 09:30, për një periudhë 72-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.
Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.
Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.
Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. Gj., 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi A. Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
