Berat/Zhvillohen takime me nxënësit e 2 shkollave, për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre

Berat

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♀️‍ Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Berat, në bashkëpunim me punonjës të shërbimit psikosocial dhe oficerët e sigurisë, zhvilluan takim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “28 Nëntori” dhe “Mehmet Ali Vrioni”, me temë “Siguria në rrugë”.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të tyre, si dhe me risqet, me pasojat administrative dhe ato penale që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në rrugë.

Për përcjelljen e mesazheve ndërgjegjësuese u përdorën video, materiale ilustruese me informacion të dobishëm për sigurinë rrugore

Nxënësit treguan interes të lartë dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Berat, me qëllim rritjen e sigurisë dhe edukimin e të rinjve.